• |
ide | kryesore

“Më zuri gjumi tek berberi”: Mourinho përfundon i qethur zero

Sport



José Mourinho është shfaqur me një prerje të re e befasuese flokësh, pasojë e një gabimi në fakt, si tregon vetë Special One: “Ndonjëherë më pëlqen të ndjej të ftohtin në kokë e të ndryshoj pak pamje, por në këtë rast nuk ishte kështu – ka treguar portugezi për Sky Sports UK -. Më zuri gjumi në poltronën e berberit e kur u zgjova, ngjaja aq keq sa i thashë ti priste fare. Shpresoj të rriten përsëri”.

Në intervistën e gjatë, Mou ka folur edhe për shitjen e Eriksen tek Inter. “Të mbash lojtarët e mirë që ke është më e rëndësishme se të blesh të rinj. Sipas meje duhet të shkojmë në këtë drejtim. Humbëm Eriksen, por falë Presidentit tonë, e bëmë në mënyrë inteligjente, duke e shitur për një shumë të rëndësishme, që e investuam në lojtarë të rinj si Bergëijn e Lo Celso – ka shpjeguar -. Shpresoj që do të ndodhë e njëjta gjë edhe në të ardhmen, është e vërtetë që të gjithë ne trajnerët jemi të prirur të dëshirojmë lojtarë më të mirë e një organikë më të madhe, por kjo është edhe pak natyra jonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *