• |
ide | kryesore

Milan qetësohet për Donnarumma: Szczesny rinovon me Juventus deri në 2024

Sport



Juventus blindon portierin e tij. Klubi bardhezi ka njoftuar rinovimin e kontratës së Wojciech Szczesny deri në 2024. Kontrata e mëparshme e polakut përfundonte në 30 qershor 2021. 30 vjecari mbërriti në Torino në verën e 2017 nga Arsenal, që e kishte huazuar për dy sezone tek Roma. Me fanellën bardhezi portieri ka luajtur deri tani 84 ndeshje zyrtare, duke fituar dy kampionate, një Kupë Italie e një Superkupë Italiane. Me këtë lëvizje të bardhezinjve qetësohet edhe Milan, që kishte ndjerë rrezikun e një interesimi të Juventus për portierin e tyre Donnarumma, që asistohet nga Mino Raiola, menaxheri që me torinezët ka marrëdhënie shumë të mira.

“Nga ardhja e tij tek Juventus – shkruhet në komunikatën e klubit bardhezi – asnjë portier nuk ka regjistruar përqindje më të lartë në portën të paprekur në raport me ndeshjet e luajtura: 46% (28 në 61). Në këto vite ka pësuar mesatarisht 0.7 gola për ndeshje në Serie A, raporti më i ulët, duke patur parasysh portierë me të paktën pesë prezenca. Në sezonin e tij të parë Szczesny nisi si rezervë e Gianluigi Buffon, duke luajtur sidoqoftë 21 ndeshje e duke i garantuar skuadrës soliditet. Pritje decizive, që i lejuan vitin pasues fanellën e titullarit. Historia e mrekullueshme mes Szczesny e Juventus do të vazhdojë deri në 2024. Një rinovim i merituar, sepse është një portieri i madh”.

“Ndjesitë e mia janë të bukura, është demostrimi i besimit nga ana e klubit për mua, kështu që jam shumë i lumtur. Do të përpiqem të bëj më të mirën në vitet e ardhshme për ngjyrat e Juventus – ka thënë Szczesny për Juve TV – Pritja që kam për zemër? Më pëlqejnë ato të ndeshjeve të fituara, mendoj për atë kundër Milan në nëntor, pastaj ajo në goditjen me kokë të Pasalic, por e preferuara është ajo ndaj Allan në fillim të sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *