• |
ide | kryesore

“Ndahemi nga 19 pikë”: kështu Conte në dhomat e zhveshjes përmbysi Milan

Sport



Euforia për përmbysjen e cmendur në derbi nuk është shuar ende në kampin e Inter e dy ditë nga ndërqytetasja që riktheu zikaltrit në krye të klasifikimit, zbulohet një prapskenë interesante mbi diskutimin e bërë nga Antonio Conte për të tijtë gjatë intervalit, kur Milan udhëhiqte 2-0. Duke parë pjesën e dytë të jashtzakonshme të zikaltërve ishte e kuptueshme që në dhomat e zhveshjes kishte ndodhur dicka e vecantë dhe e zbulon Gazzetta dello Sport.

Sipas të përditshmes, tekniku salentin nuk ka marrë shembull klasifikimin, por ka ditur të prekë kordat e duhura, duke i goditur lojtarët në krenari: i ka kujtuar Brozovic e të tjerëve 19 pikët e distancës mes dy skuadrave përpara nisjes së ndeshjes, duke u munduar të shfryjë meritat e kundërshtarëve, që kishin dominuar 45 minutat e para të lojës.

Asnjë kërcënim, asnjë skenë: Conte i ka bindur të tijtë se janë më të fortë se kundërshtari e skuadra është kthyer në fushë me një tjetër shpirt. Të njëjtin shpirt që duhet të mbajë deri në fund të kampionatit për të fituar sprintin me Juventus e Lazio. Nuk është e lehtë, por nëse skuadra do ta humbasë sërisht shkëlqimin, Conte tani e di si bëhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *