• |
ide | kryesore

Nga viti në vit, bie shikueshmëria e Oscars

Paparazzi, Slider



Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, që u mbajt të dielën mbrëma, tërhoqi thuajse 23.6 milionë shikues – shifra më e ulët regjistruar ndonjëherë.

Shikueshmëria ra me 20% në krahasim me ceremoninë e vitit të kaluar, që tërhoqi 29.6 milionë shikues. Më parë, 2018-a mbante rekordin për vitin me shikueshmëri më të ulët, me 26.5 milionë.  Edhe pse trendi është në rënie, Oscars ndiqet goxha më shumë nga ç’ndiqen programet e rëndomta televizive. Sidoqoftë, situata mund të ishte më mirë. Vetëm gjashtë vite më parë, më shumë se 40 milionë njerëz u ulën para televizorit për të parë ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve në Hollywood. Në rënie ndikuan një sërë faktorësh si kohëzgjatja e ceremonisë apo programe të tjera që transmetohen në të njëjtën fashë orare.

Porsi Oscars, edhe çmimet Grammy dhe Emmy kanë pësuar rënie në shikueshmëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *