• |
ide | kryesore

“Shtrihet nudo në krevat kur humbet”: ‘i çmenduri’ Bielsa e ka zakon

Sport



Marcelo Bielsa e ka nofkën ‘El Loco’ (i cmenduri) jo vetëm për idetë e tij revolucionare të të perceptuarit të futbollit, por edhe për sjelljen e tij shpesh mbi norma. Episodi i fundit i të ‘cmendurit’ është zbuluar nga dy ish-futbollistët e tij, Mark Gonzalez e Jose Pedro Fuenzalida, në programin kilen ‘Abrazo de GOL’.

“Pas një humbje me Ekuador – ka rrëfyer ish-lojtari i Liverpool – Bielsa u fut në dhomat e zhveshjes. Bënte vërtetë nxehtë, ecte poshtë e përpjetë, pa folur me askënd. Kishte një tjetër dhomë zhveshjesh pranë nesh dhe shkoi aty. U futëm për të parë ku shkoi dhe e gjetëm krejtësisht lakuriq, shtrirë mbi një krevat, sikur dikush po e operonte. Qendroi aty për rreth 30 minuta, krejtësisht nudo.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *