• |
ide | kryesore

1912/ Zbulohen dokumentet e rralla të shpalljes së Pavarësisë

Dossier



Koleksionisti shqiptar Eros Hoxha ka zbuluar për herë të parë në emisionin Opinion disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që ka Eros Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.

Në dokument lexohet: “Peqin më 20 vjeshtë e tretë 1912… “Na paria e Peqinit i japim gjithë të drejtat kryeqeveritarit të këtushëm Zotit Dervish Bej Elbasanit dhe Zotit Mahmut Ziut për me u mundue për shpëtimin e Shqipnisë si të jetë ma mirë për të”.

Po ashtu në këto foto janë mandati i Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Tiranës si dhe dy mandate të rralla: Ohrit dhe Strugës, dy qyteteve që në atë moment ishin të pushtuara nga forcat bullgare dhe serbe.

Një tjetër dokument i përket Pejës, në atë kohë e pushtuar nga forcat serbe. Në total janë 6 dokumente origjinale, më të rrallat, që tregojnë krijimin e shtetit shqiptar.

w5 w4 w3 w2

 



1 Comment

  1. Bravo Peqini.
    Kto te tjerat,qe nuk jane ne shqip, nuk kane vlera historike.
    Nenshkruhen dokumenta per pavaresine e Shqiperise ne gjuhen e pushtuesit !!!
    QR – Cudirat shqiptare nuk kane te sosur. Bile as zanafilla nuk dihet…

    Nje shembull i diteve tona:
    Ekipi i Flamurtarit, simbol i flamurit te Ismail Qemalit dhe i pavaresise kombetare ka per pronar nje TURK.
    Mos beni cudi qe eshte ne vend te fundit dhe do dale nga kategoria… Eshte strategji…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *