• |
ide | kryesore

Albin Kurti shpjegon “përplasjen” me Edi Ramën për mini Shengenin

-Instant, Lajme, Të fundit

Albin Kurti ka shpjeguar sot gjatë diferencat që pati me Edi Ramën gjatë takimit bë Tiranë për sa i përket shengenit Ballkanik. Ndërsa kryeministri kosovar foli për një makro Shengen mes shqiptarëve homologu i tij ia ktheu se ai nuk mund të realizohet pa bërë mini shengenin ballkanik. Albin Kurti e pranoi pa hezitim se midis tij dhe Ramës ka dallime në jëtë pikë.

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik

Gjatë një interviste për Rubikon në KTV ai e ironizoi mini Shengenin duke e quajtur më shumë një ide sesa një projekt konkret.Vëretja tjetër e tij qe se ky proces nuk mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë.

“Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimine Jugosllavisë së katërt” tha ai.

Andi Bushati:Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. “Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi.me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës” tha ai duke shtuar:.”Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”.

©Lapsi.al

1 Comment

  1. O Rame kujdes, ky “Neomarksisti” gjithmon sipas teje, nuk eshte “provincial si Ramush rebeli” si Thaçi provincial por i pergaditur nga agjenturat profesioniste. Por eshte nje qytetar atdhetar, liridashes e anti serb qe nga inteligjenca ka nje koofiçent te larte. Keshtu qe kur te flasesh broçkulla ne prani te tij lere per disa dite narkotiket. Ndryshe efiçenca jote ne publik do njohi vetem zbritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu