• |
ide | kryesore

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, prindër për herë të tretë

Paparazzi, Slider



Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë. Vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, konfirmoi lajmin se ish-ylli i tenisit solli në jetë fëmijën e tretë.

Në një intervistë për radion ADN në Kili, ai u pyet për thashethemet se do të bëhej sërish xhaxha. “Tashmë jam bërë xhaxha,” tha ai. Kur u pyet nëse po u referohej dy fëmijëve të tjerë të çiftit, Julio tha se “ka lindur fëmija i tretë”, pa zbuluar gjininë.

“Vëllai im ka tre fëmijë dhe është shumë i lumtur,” shtoi ai. Zërat se Anna ishte shtatzënë lindën pasi revista spanjolle Hola! publikoi disa foto teksa ajo dhe Enrique shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit në një varkë, ku dukshëm vihej re barku i rrumbullakosur i 38-vjeçares. Ajo dhe Iglesias njihen për faktin që e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike. Kur Kournikova ishte shtatzënë me binjakët, ata e mbajtën të fshehtë derisa lindën vogëlushët, vajza Lucy dhe djali Nicholas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *