• |
ide | kryesore

Barcelona kërkon një sulmues me çmim të ulët, për të marrë në verë Lautaro Martinez

Sport



Pas Suarez, Barcellona humbet edhe Dembélé për shkak të dëmtimit: tani Setien mund të ketë në dispozicion vetëm Messi, Griezmann e Ansu Fati në sulm, kështu që blaugrana po mendojnë të marrin menjëherë një sulmues të ri. Me kusht që të jetë me cmim të ulët, sepse buxheti i madh do të ruhet për në verë, kur kartat të luhen në tavolinë për Lautaro Martinez, objektivi i deklaruar hapur edhe nga Abidal.

Sapo kanë mësuar se Dembélé, i operuar në tendinën e gjurit, do të qendrojë jashtë reth 6 muaj, Barça është aktivizuar menjëherë për të marrë një përforcim me urgjencë, duke qenë se Liga i lejon klubeve të veprojnë edhe me merkaton të mbyllur në rast të dëmtimeve me rikuperim mbi pesë muaj. Emrat në tavolinë janë ato të Willian José (Real Sociedad), Ángel (Getafe) e Lucas Pérez (Alavés), të gjithë investime pak të kushtueshme nga ana ekonomike, sepse strategjia e Bartomeu është e qartë: të mbyllim sot e të ndërtojmë nesër.

E nesërmja quhet Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter ka një klauzolë prej 111 milionë euro e vlefshme në dy javë të korrikut dhe është objektivi i madh i Barcelonës. Natyrisht klubi zikaltër nuk do të qendrojë të shohë se cdo të ndodhë, tratativat për rinovimin vazhdojnë pa nxitim (takimi i parë me menaxherin e argjentinasit është bërë në dhjetor) por as Marotta as Ausilio nuk e nënvleftësojnë rrezikun spanjoll: në akordin e ri klauzola do të ngrihet në mënyrë dramatike, ose do të hiqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *