• |
ide | kryesore

Bylis, 2-0 nuk mjafton: Laçi i favorizuar nga precedentët

F1, Sport



Laçi-Bylis është nga ato sfida të paparashikueshme, që mund të entuziazmojnë kthimin e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, ballshiotët udhëtojnë me një 2-0 të pastër të arritur në ndeshjen e parë, por kaq mund të mos mjaftojë. Ka një precedent që e bën të frikësohet skuadrën e Dovedan, kur të zbresë në fushë për të luajtur 90 minutat, apo më shumë, të kthimit kundër kurbinasve.

Vetëm një vit më parë, po për Kupën e Shqipërisë Bylis kishte fituar ekzaktësisht 2-0 ndeshjen e parë përballë bardhezinjve. Atëherë, skuadra që drejtohej po nga Dovedan në Kategorinë e Parë, u mposht 3-0 në ndeshjen e kthimit nga Laci, duke u eleminuar nga kompeticioni. Përmbysja madje ndodhi që në pjesën e parë, kur u shënuar të tre golat e kurbinasve. Kupa e Shqipërisë nuk ka statistika shumë të favorshme për Bylis, që pikërisht përballë bardhezinjve kanë humbur edhe finale e vetme të arritur në 2013 në Kupën e Shqipërisë.

Ateherë vendosi goli i Celës në minutën e 119, por është mjaftueshëm për ta kthyer në sindromë kualifikimin e ballshiotëve në këtë kompeticion. E tashmë mallkastriotët e kanë të qartë, se duhet të bëjnë shumë kujdes, sidomos kur kanë fituar ndeshjen e parë 2-0…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *