• |
ide | kryesore

Chelsea zgjedh talentin e Ziyech: 45 milionë euro për Ajax

Sport

Muaj pas divergjencave në fushën e lojës në Champions League, me arbirin Rocchi, Chelsea e Ajax janë kthyer të ulen rreth të njëjtës tavolinë. Nuk ka ankimime apo përplasje, por një tratativë merkato që – sipas asaj që bëhet e ditur nga Hollanda – ka sjellë në një akord: në sezonin e ardhshëm Hakim Ziyech do të veshë fanellën e Chelsea. Për Heshtarët do të shkojnë rreth 45 milionë euro.


Shoqëria hollandeze, e eleminuar nga një gabim i arbitrit në përplasjen direkte me londinezët, nuk do të vazhdojë aksione ligjore kundër Uefa për të marrë dëmshpërblimin e 12 milionë euro të munguara për shkak të kualifikimit të munguar. Për të arkëtuar, gjithnjë, tek Ajax njohin vetëm një mënyrë: i japin vlerë talenteve të tyre. E një prej tyre është sigurisht Ziyech, gati për kapërcimin në kualitet, pasi impresionoi në edicionin e kaluar të Champions League.


Për fantazistin 27 vjecarin, Chelsea ka gjetur akordin me Ajax mbi bazën e 45 milionë euro, për sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu