• |
ide | kryesore

F1/ Mercedes i përgjigjet në fshehtësi Ferrari: zbulon W11, vetëm për Hamilton e Bottas

Sport



Ferrari zbuloi modelin e tij të ri për edicionin e ri të Formula 1 dhe normalisht pritej përgjigjia e Mercedes, që nuk ka vonuar aspak, edhe pse ka ardhur në fshehtësi të plotë, duke lënë për të gjithë vetëm mister.

Në Brackley, në selinë qendrore Mercedes, pilotët Lewis Hamilton e Valtteri Bottas kanë parë para të gjithëve modelin e ri të makinës me të cilën do të garojnë në Botërorin e ri të Formula 1. W11 do të prezantohet zyrtarisht vetëm të premten në 14 shkurt.

Kampionët në fuqi do të kërkojnë të ruajnë supremacinë ndaj Ferrarit, që me SF1000 mendojnë se i kanë dhënë Vettel e Leclerc makinën e duhur për të synuar Botërorin e Formula 1 2020. Ferrari, që është prezantuar në teatrin Romolo Valli në Reggio Emilia, është një homazh për Italinë e Cmimit të Madh të 1000-ë që skuderia do të garojë në këtë sezon. Makina ka ndryshim në imazh, me tonalitetin e të kuqes më të errët, është zgjedhur një font retrò për numerat e garës, pjesa tjetër i takon dy pilotëve Sebastian Vettel e Leclerc.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *