• |
ide | kryesore

Foto/ Gent-Roma në rrezik: stuhia Kiara ‘zhvesh’ Ghelamco Arena

Sport



Stuhia Kiara po provokon dëme të mëdha në Europë, përfshirë Belgjikën. Era e fortë e shoqëruar me gjëmime e vetëtima ka zhveshur një pjesë të mbulesës së stadiumit të Gent, që në 27 shkurt do të mirëpresë kthimin e 1/16 të finaleve të Europa League kundër Romës.

Klubi belg ka njoftuar se catia mbi sektorin 323 në Ghelamco Arena ka përfunduar në një nga parkingjet poshtë stadiumit, për fat pa provokuar dëme në persona. Për momentin – thotë një komunikatë e Gent – nuk ka preokupim për organizimin e ndeshjes, por situata duhet mbajtur nën kontroll.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *