• |
ide | kryesore

Juventus e Allianz, një partnership që shkon përtej 100 milionë euro

Sport



Allianz Stadium do të vazhdojë të quhet stadiumi i Juventus, të paktën deri në 2030. Klubi kampion i Italisë e Allianz do të jenë së bashku edhe për shtatë vite të tjerë. Klubi ka rinovuar kontratën e sponsorizimit me kolosin e sigurimeve, që do të derdhë në arkat bardhezi 103,1 milionë euro, përvec atyre të parashikuara në akordin e mëparshëm (që skadonte në korrik 2023).

Objekti i partnershipit është shfaqja e emrit ose logos në uniformën e stërvitjes së skuadrës së parë e disa sponsorizime lidhur me sektorin e femrave, përvec natyrisht të drejtës së emrit mbi stadiumin, që do të vazhdojë të quhet zyrtarisht Allianz Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *