• |
ide | kryesore

“Kam menduar të vetëvritem si Di Bartolomei”: rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Romës

Sport



Pavarësisht se është mësuar gjatë karrierës së tij si futbollist të mos dorëzohet kurrë, Sebino Nela është përballur me një kundërshtar që të fut frikën vetëm ti artikulosh emrin: tumori. Një periudhë e gjatë sëmundje, që ka rrezikuar ta detyrojë të bëjë veprimin më ekstrem. Ashtu si për ish-shokun e tij të Romës, Agostino Di Bartolomei. “Përsé vrau veten? E vlerësoja pafundësisht. Një kapiten i vërtetë. Si duhet të jenë kapitenët. Ishte i sëmurë brenda, në shpirt. E mendova edhe unë, shpesh, në vitet që zgjati sëmundja, por nuk gjeta kurajën”, ka zbuluar ai në një intervistë për Corsport.

“Dy vjet e gjysëm kimio nuk janë shaka. Të shëron një gjë e të përkeqëson një tjetër. Kam patur goditje ishemike. Por presioni është në rregull dhe bëj një jetë normale”, ka shtuar ai.

“E pashë vdekjen në sy. E kam metabolizuar këtë gjë. Nuk e di sa herë jamë gjendur duke qarë në shtrat. E kam menduar miliona herë. Por e di cfarë, nësedo të ndodhë nesër, ‘në djall të shkojë… Të shfaqet një film i gjithcka ke bërë, e mirë dhe e keqe. Në fund jam i kënaqur për personin që jam. Nuk kam keqardhje, mund të vdes edhe nesër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *