• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Partizani jashtë turneut: në çerekfinale dy skuadra të Kategorisë së Parë

F1, Sport, Video



Ndeshje emocionuese, ashtu si parashikohej, në kthimin e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë. Partizani dështoi në misionin përmbysje përballë Besëlidhjes, pavarësisht fitores 3-1, ndërsa Tirana shënon plusvalencën më të madhe të këtij raundi. Në grupin A, Tirana ia doli të kualifikohet ndaj Kastriotit, me rezultatin e përgjithshëm 7-1, duke shkuar tashmë përballë Besëlidhjes. Vllaznia mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin 2-0, pas ndeshjes së parë në Shkodër e cila përfundoi me shifrat 2-2. Thyehet në shtëpi skuadra vlonjate, që lejon shkodranët të shkojnë në përballjen me Teutën. Durrsakët nga ana e tyre marrim maksimumin përballë Erzenit.

Një tjetër skuadër e Kategorisë së Parë kualifikohet në cerekfinale. Në grupin B, Apolonia nxjerr jashtë Luftëtarin, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe barazimit 0-0 në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër. Fierakët e Mergjyshit do të përballen me Kukësin, që eleminoi Lushnjën. I preferuari i shortit Kukësi, që edhe në cerekfinale do të ketë përballë një kundërshtar modest

Bylis prek cerekfinalen në përfundim të një ndeshje dramatike në Lac, ku nuk mjaftoi fitorja 3-2 për kurbinasit që e mbyllën takimin me 10 lojtarë. Nuk ndodh këtë herë, si një vit më parë, edhe pse në fakt bardhezinjtë i shkuan fare pranë misionit, duke udhëhequr me dy gola, por pa mundur të përballojnë rikthimin e Bylis. Mallkastriotët do të luajnë tani kundër Skënderbeut, që nuk pati probleme për të kaluar Besën me rezultatin 3-0. Ndeshjet e para të turit çerekfinal do të luhen në 18 mars.

GRUPI A
PARTIZANI-BESËLIDHJA (0-3) 3-1
Telushi 9′, 20 (p), 84’/ Hajdari 5′
TEUTA-ERZENI (3-1) 3-1
Hoxha 47′, Kalaja 75′ (p), Beqaj 90+3 (p) / Xhixhua 8′
FLAMURTARI-VLLAZNIA (2-2) 0-2
Silvio Rodrigez Zhunior 28′ (p), 74′
TIRANA-KASTRIOTI (3-1) 4-0
Halili 13′, Beshiraj 19′, Morina 62′, Kraja 78′

GRUPI B
KUKËSI-LUSHNJA (1-0) 3-0
Rroca 47′ , Gotberg Kuper 50′ , 88′
SKËNDERBEU-BESA (2-0) 1-0
Mensah 39′
LAÇI-BYLISI (0-2) 3-2
Greca 18′ , Nuabueze 57′ (p), Xhixha 90+4′ / Hidi 59′ (p), Guindo 70′
LUFTËTARI-APOLONIA (0-3) 0-0

TURI ÇEREKFINAL:
GRUPI A:
Tirana-Besëlidhja
Vllaznia-Teuta
GRUPI B:
Apolonia-Kukësi
Bylis-Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *