• |
ide | kryesore

Lubonja: Kosova, vendi i fundit ku ne duhet të merrnim armë për të luftuar popullin

Lajme, Të fundit



Dy ditë më parë në mediat e Kosovës doli lajmi se drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri dhe këtë e kishte bërë me presion të presion të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Insajderi” zbuloi se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës duke e mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës. Analisti Fatos Lubonja, thotë se ky lajm i ka lënë shije të keqe – madje e shpjegon me këtë arsyetim.

“Në këtë çështje ka një komponent ligjor, por ka edhe një komponent të fortë moral dhe kur them moral edhe politik pasi, sikurse thotë Rusoi, “kush ndan moralin nga politika nuk kupton asgjë nga të dyja”. Është ndjenja morale që në përgjithësi na bën të dënojmë ata vende që shesin armë, që përdoren në vende ku ka luftë e vriten njerëz, edhe kur ligjërisht mund të mos kenë kryer ndonjë krim.

Prishtina mjaftohet duke thënë se nuk ka shkelur ndonjë ligj. Kështu thotë edhe ajo Tiranës. Po a mjafton kaq për të qenë në rregull moralisht dhe politikisht? Jo. Moralisht dhe politikisht Kosova duhet të ishte vendi i fundit ku qeveria e Tiranës do të duhej të drejtohej për të marrë armë për të helmuar popullin e opozitës shqiptare. Për të njëjtat arsye pala kosovare do të duhej të ishte e fundit që ta pranonte një kërkesë të tillë”, – ka thënë Lubonja për Insajderin.

“Dy ministritë pretendojnë se kanë një marrëveshje bashkëpunimi. Në fakt këtu kemi bashkëpunimin e dy pushteteve anti-popull, anti-demokraci që synojnë të mbështesin dhe legjitimojnë njëri-tjetrin. Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë e vjedhin kundër të abuzuarve dhe të vjedhurve. Pra një akt i tillë, mund të afrojë një kategori politikanësh, por midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit nxit ndarje” – thotë Lubonja.

Ministri Lleshaj pranoi sot se gazi lotsjellës është marrë nga Kosova, por nuk është përdorur në protestat e opozitës dhe është kthyer sërish mbrapsht.



3 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA NJE BYTHLEPIRES I EDI RAMES DHE NJE BYTHQIR I TAULANT BALLES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES ,FATOS LUBONJES ,ANDI BUSHATIT,CIM PEKES ,DHE ARMAND SHKULLAKUT

  2. Pse vendi i fundit. Apo paske dashur ta vazhdoni tregetin me Serbine sic e keni bere me 21 janar./

    1. Se paske kap thelbin ca ka dashur te thote Fatosi o Arsim. Moralisht Kosova nuk ti shiste gaz lotjelles Shqiperise, apo anasjelltas,sepse dihet qe ky gaz do perdorej ndaj popullit shqiptar. Po ne anen tjeter, dhe Kosova ska faj, se paska pasur marreveshje te nenshkruar prej te dy paleve, dhe po mos ta zbatonte marreveshjen Kosova, do dilte Rama do bente namin.Rrezik do e mbyllte kufirin me Kosoven fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *