• |
ide | kryesore

Macaulay Culkin: Michael Jackson nuk abuzoi me mua

Paparazzi, Slider



Macaulay Culkin i njohur për rolin e tij Kevin tek filmi legjendar ‘I vetmi në shtëpi’ së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën ‘Esquire’ . Dhe në këtë intervistë Culkin diskutoi gjërësisht për miqësinë e tij me Micheal Jackson.

‘Ai kurrë nuk më bëri asgjë. Kurrë nuk e pashë atë të bënte ndonjë gjë. Dhe veçanërisht në këtë kohë që jemi, nuk kam arsye të mbaj asgjë sekret. Tani është një kohë e mirë për të folur. Nëse do të kisha diçka për ta thënë, do ta bëja atë plotësisht. Por jo, nuk kam parë kurrë asgjë” është shprehur Culkin gjatw intervistës.

Të dy të rritur nga baballarët që i shtynin drejt famës që në moshë tëre Culkin dhe Xhekson ishin shpirtëra të çuditshëm.  Culkin ka qenë pjesë e një klipi të këngëtarit, kur ishte shumë i vogël. Që nga ky bashkëpunim u bënë miq të mirë dhe të pandarë pavarësisht diferencës në moshë.

 Nisur nga diferenca disa zëra thanë që Jackson ka zbuzuar me Culkin. Herën e fundit që ato u takuan me njëri tjetrin ishte viti 2005 në gjyqin e Michealit ku të përqafuar ato u futen në sallë.

Megjithesë se Micheal Jackson ka një dekadë që ka vdekur dokumentari “Leaving Neverland” tregon tendencat e tij të pedofilisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *