• |
ide | kryesore

Mediat dhe analistët e lidhur me krimin/ Kur akuzon Edi Rama

1, Ide



Nga Armand Shkullaku

Njeriu që ka hyrë në historinë e tranzicionit shqiptar si lideri politik me numrin rekord të kriminelëve në grupin e tij parlamentar, në bashkitë e vendit, në administratën publike e deri tek anëtarë të kabinetit qeveritar të akuzuar për trafik droge e korrupsion; kryeministri me shifrat më katastrofike në parametrat e demokracisë funksionale, të nivelit të korrupsionit apo të pastrimit të parave të krimit, bëri sot një akuzë të rëndë nga Kuvendi duke deklaruar se mediat dhe analistët që kundërshtojnë paketën anti KÇK paguhen nga krimi i organizuar.

Si akuzë e bërë nga një individ si Edi Rama, sigurisht që ajo nuk ka asnjë vlerë. Do të ishte retorikë boshe t’i kërkoje këtij llafazani kronik të nxirrte emra konkretë dhe të kërkonte hetim për mediat e lidhura me krimin e organizuar. Kur flet një kryeministër, normalisht flet mbi informacione dhe fakte të verifikuara, mirëpo kur flet Edi Rama, fjala dhe fakti janë në divorc të kahershëm. Po ashtu retorikë boshe do të ishte t’i kërkosh prokurorisë të nisë hetimet kryesisht mbi deklarimet e kryeministrit, nuk ka për ta bërë kurrë. Prandaj në fjalën e Ramës sot në Kuvend, akuza e tij për mediat nuk ka asnjë vlerë nësë trajtohet në kufijtë e ligjit apo moralit, për sa kohë që është lëshuar nga një personazh si kryeministri ynë.

Ajo që ndoshta ia vlen të shihet me shqetësim në diskurin e kryeministrit mbi OFL e famshme, është nga njëra anë përpjekja e dëshpëruar për t’u renditur (pas shtatë viteve të njollosura) në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe, nga ana tjetër, synimi për të marrë nën kontroll edhe fatin e kriminelëve në raport me ligjin.

Në asnjë vend normal nuk ndodh që një kryeministër të mos rreshtë së foluri personalisht për një akt ligjor që do të duhej të gjykohej pasi të kishte dhënë rezultatet e para. Por mesa duket “cenet” në biografinë politike të Ramës- kryeministër, por edhe ato të trashëguara nga koha e bashkisë së Tiranës, i rëndojnë gjithnjë e më shumë në ballafaqimin e tij me shqiptarët. Rama do të mbulojë pikërisht dobësinë e tij më të madhe, atë që është kritikuar më shumë nga opozita dhe ndërkombëtarët, lidhjet e krimit me politikën. Ai po rreket të sajojë figurën e “heroit të vegjëlisë” që përballet i vetëm kundër krimit, që gjykatësit e prokurorët e korruptuar ia kishin lidhur duart për 7 vite por tani më në fund ai ka shpërthyer, që mediat dhe gazetarët e lidhur me krimin e kanë vënë në shënjestër, madje që edhe fizikisht mund të ketë qenë shënjestër e kriminelëve që po dridhen nga hakmarrja e tij.

Kjo përrallë kryeministrore vlen për t’u kuptuar si halli real i Edi Ramës, që pasi mbajti veshur kostumin e qepur nga rrobaqepësit e PPP-ve dhe qëndistarët e votave, (që i ranë një e nga një në Kuvend e bashki), tani kërkon të veshë uniformën e njeriut të ligjit që do bëjë drejtësi për popullin shqiptar. Dhe jo vetëm kundër kriminelëve por edhe kundër atyre që e shqetësojnë në misionin e tij të shenjtë. Kushdo që e vë në dyshim këtë mision është padiskutim i paguar nga krimi i organizuar.

Dhe njëkohësisht me këtë tentativë për t’u shpëlarë nga njollat më të rënda që ndonjë pushtet ka patur në raportet me krimin, kryeministri flet në vetë të parë për të dhënë edhe një mesazh tjetër. Se në këtë vend, jo vetëm partinë, Kuvendin, pushtetin lokal, drejtësinë, mediat, ekonominë… por edhe fatin e parave të krimit e ka në dorë një njeri i vetëm, kryeministri i plotfuqishëm Edi Rama. Se OFL ëshë krijesë e tij, menaxhohet e propagandohet prej tij, duke krijuar qartë idenë se edhe listat që shpallen çdo mëngjes nga “oficerja me syze” dalin nga zyrat e tij.

Edi Rama nuk dëshiron debat mbi nevojën e OFL dhe paketës anti KÇK, as mbi objektin e veprimtarisë së saj, as mbi dublimin e SPAK apo marrjen nga policia të kompetencave të drejtësisë. Ai nuk duron të diskutohet qëllimi i një operacioni të tillë dhe aq më tepër të dyshohet pse nuk u bë më parë dhe përse nuk mjaftoka ligji antimafia. Kryeministri nuk do debat mbi thelbin e paketës që ka shpikur sepse në fakt ajo nuk ka thelb. Eshtë një mjet më shumë që i duhet të përdorë për të zgjatur pushtetin e tij, me propagandë dhe mekanizma që i japin fuqi mbi ligjin. Cilido që tenton ta thotë këtë, do të shpallet i lidhur me krimin e organizuar. Dhe këtë shpallje e bën një kryeministër si Edi Rama!

©LAPSI.al 



16 Comments

    1. asgje e re nga fronti per shkullakun, ne 20 vjen qe i lexoj shkrimet, pavaresisht kush ka qene pushtet, kunder rames e ka bere shkrimin. Eshte shume i parashikueshem, edhe sikur te bie nje asteroid ne mes te tiranes e hodhi rama do thoje

    2. Po lere o i uruar “vrimën” e “shkullakjes” e vrije mëndjen tënde se kush është problemi sot për të gjithë shqiptarët, gazetari Shkullaku apo kryeministri Rama ?
      Kush e ka sot në dorë jetën e shqiptarëve, gazetari Shkullaku që ka vetëm fjalën si “armë” kundër korrupsionit e krimit, apo kryeministri që i ka në dorë gjithë pushtetet ?
      Vrije mendjen e veri në punë ato pak qeliza të trurit që mund të kenë ngelur të pa dëmtuara e bëji pyetje vetes !
      Ka mbi tre vite që shqiptarëve ju është thënë nga Rama se pasi të ngrihet SPAK-u, krimi e korrupsioni në Shqipëri nuk do të gjejë vrimë ku të futet.
      Tani që u ngrit, Rama na nxjer një ligj antikushtetues që SPAK-u e BKH do të jenë nën hyqmin e drejtorit të policisë – ministrit Lleshi-kryeministrit Rama.
      Pra nga SPAK-u që pritej të hetonte ministra, drejtorë policie e kryeministra të korruptuar, ai do të shkojë e të japë llogari tek Rama e nëpunësit e tij.

  1. Ky gomari plak km ka 25 vite ne pushtet dhe gjithnje ka ber si struci, ju thafte dora atij qe i ka dhen voten ketij degjenerate pasi qe ne bashki, ministri, dhe ne qeveri solli moden e qeverisjes se rrugeqerve, te pa afteve, atyre qe ulin koken dhe bythen para shefit, kriminelve, pushtetareve me te shkuar prej horrash,solli ne pushtet lloj lloj fjalori qe as rrugeqerit me te ulet se perdorin, hajduterin pa fun, ashiqare te bardhen ta bejn te zez dhe te kunderten, mohimin ashiqare,baltosjen, dmth s kan fund poshtersit e ketyre plerave qe s ja vle te diskutohet ose te shkruhet per keta menxyra.

  2. Mandi vetem ca ZAGAR TE PAGUAR NGA EDI RAMA DHE LALI ERI NUK FLASIN PER KETE FARSE TE EDI RAMES SE KJO ESHTE NJE PLAN I EDI RAMES PER TI LEGJITIMUAR TE GJITHE KETA KRIMINEL DHE BANDIT DROGE,TE VETMIT QE E MBESHTESIN EDI RAMEN JAN ,MOS GELBAZA ,SOKOL BALLA,CARLO BOLINO DHE DRITAN HILA E MIRA KAZHANI,

  3. Po te degjosh fjalen e sotme te km (ose ta lexosh), kupton qe ose i ka humbur orientimi i lendes se perhirte qe ka brenda kafkes, ose na di te gjitheve per budallenj. Mjafton t’i kthehemi kronikave te disa viteve me pare dhe do shihnim nje km qe mbron persona me precedente penale qe ishin te zgjedhur ne parlament ose ne pushtetin lokal, nje km qe tallej me ligjin e dekriminalizimit, apo nje km qe mbron njerezit me shume emra. Sot, fajtori qe ka mbrojtur dhe mbrin personat me precedente, na del shtypi, media, gazetaret e kush dreqi e di tjeter. Shyqyr qe nuk thote me fajin e ka Saliu pas 7 viteve ne pushtet. Ne fakt, keto dy vitet e fundit te qeverisjes e kane lodhur shume km dhe per ta vertetuar kete, mjafton te krahasohen fotot e fushates se 2017-es, me foto aktuale. Ndryshimi (lodhja) vihet re qarte. Kjo te ben te mendosh se dicka nuk shkon mire ne shendetin mendor. Ne mbyllje, pres me padurim qe “minjte” me coronavirus te bodrumeve nga ku behen komentet dhe nga ku votohet pelqyeshmeria e qeverise, te dalin me deklaratat e tyre fantastike ne lidhje me shpellaret (duke harruar p.sh. qe Ulsi Manja eshte malesor edhe shume te tjere) dhe duke fajesuar mbretin Zog qe e la kaq prapa Shqiperine.

  4. Ah, keta analistet c’kriminel te poshter paskan qene. Edhe te paguar nga krimi i organizuar.
    Thengjij te mbuluar , e ne s’e kemi ditur. Bile mund te jene edhe agjente te imperializmit e
    revizionizmit apo nje grade me lart poliagjente. Keta mund te ishin edhe agjente te
    revizionisteve jugosllave por ky rast perjashtohet meqenese po hyjme ne minishengen.
    Fati i madh i joni qe kemi ne krye te ndritur qe bejne TABLO SINOPTIKE.
    Kjo eshte tabloja e dyte pas asaj te tmerrshmes. Thone qe historia perseritet ,njehere si tragjedi
    e njehere si farse. Por jo nuk eshte farse sepse mbart ne vetvete nje shqetesim te madh qe
    ka te beje me vete fatin e tabloistit sinoptik.
    Atij te Parit i erdhi profecia pas dyzet vjetersh dhe na beri “zbulesen” e tmerrshme se per tridhjete
    esa vjet me radhe na kishte drejtuar qeverine nje poliagjent. Dhe si per te vertetuar ate shprehjen e
    famshme ” hangri fiq e vdiq” pasi beri tablone , ndrroi jete edhe vete.
    Ky i Dyti, ish-mediatist e analist i shquar ,pas tridhjete vjeteve njohje e sternjohje me ta, na zbulon
    se ish*shoket analiste jo vetem jane te shemtuar si kazane ,jo vetem kane te gjithe nje pseudonim bajat “kadri”
    por me e tmerrshmja eshte se paguhen nga krimi i organizuar. Pas ketij zbulimi trondites cili do jete
    fati i Tij valle?

    1. E ka me Kadei Veselin e Kospves, mos i vini faj. Ndokush mund te thote pse? Po ja, ashtu i eshte tekur kir kishte ca pune andej nga Prishtina para se te shkonte ne Beograd

  5. Shkullak ke ngrene gje sot se keto komente rrume ja lepijne gjatoshit.
    Shkruan si rreth me pathos po ske dalje,kush mund te jete perfekt?Ky loqja qe ka filluar te dali ne pazar dhe pyet se sa kushton nje 1 kg glasa pule…..
    Shkullak ,Kurti iku se akoma ska qeveri dhe di rruaje sumen amerikes … e cila edhe ne shqiperi edhe ne Kosove ben ligjin.
    Qeni eshte kafshe besnike por na vjen keq kur na thone–O Qen.,vjen ere si qen,leh si qen etj etj qenushka.
    Shkullak po ti ku je ?

  6. Edhe monologun e alketes ne sanremo kryegjatoshi e ka shkruar. Ishte si ato peruljet ndaj Merkel ne fulltime. O Fatos Nano nuk promovoje nje plehre me te vogel.

  7. Po lere o i uruar “vrimën” e “shkullakjes” e vrije mëndjen tënde se kush është problemi sot për të gjithë shqiptarët, gazetari Shkullaku apo kryeministri Rama ?
    Kush e ka sot në dorë jetën e shqiptarëve, gazetari Shkullaku që ka vetëm fjalën si “armë” kundër korrupsionit e krimit, apo kryeministri që i ka në dorë gjithë pushtetet ?
    Vrije mendjen e veri në punë ato pak qeliza të trurit që mund të kenë ngelur të pa dëmtuara e bëji pyetje vetes !
    Ka mbi tre vite që shqiptarëve ju është thënë nga Rama se pasi të ngrihet SPAK-u, krimi e korrupsioni në Shqipëri nuk do të gjejë vrimë ku të futet.
    Tani që u ngrit, Rama na nxjer një ligj antikushtetues që SPAK-u e BKH do të jenë nën hyqmin e drejtorit të policisë – ministrit Lleshi-kryeministrit Rama.
    Pra nga SPAK-u që pritej të hetonte ministra, drejtorë policie e kryeministra të korruptuar, ai do të shkojë e të japë llogari tek Rama e nëpunësit e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *