• |
ide | kryesore

Meta i ashpër me ambasadorët: Del një sharlatan dhe thotë shkoni në Venecia

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar me tone të forta marrëdhënien që ka pasur me ambasadorët amerikanë, por edhe të tjerët duke mos i kursyer shigjetimet dhe etiketimet. Në një intervistë dhënë për Euronews Albania, Meta tha se disa prej ambasadorëve edhe në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi edhe tashmë, që është kreu i Shtetit nuk e kanë merituar respektin e tij. I pyetur për takimin me ambasadoren e re amerikane dhe etiketimet “pseudo-ambasadorë dhe shërbëtorë të Edi Ramës”, Meta tha se nuk duhen futur të gjithë në një thes.

“Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka pasur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori. Nuk mendoj se janë të gjithë ashtu. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata.

Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cenuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.

Jam njeriu më i urtë kur të tjerët janë bashkëpunues. Por kur del një sharlatan atje dhe thotë që dekreti të shkojë në Venecia, kur Venecia e ka shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ti ia ke çuar letrat më para, tani më vjen keq” – tha Meta.

Pak kohë më parë ambasada e SHBA (pa ardhur ende ambasadorja e re) propozoi që palët t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta reagoi ashpër ndal selisë në Rrugën e Elbasanit në Tiranë madje duke përdorur fjalët se “Rruga e Elbasanit të shpie në Xibrakë”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nëse vërtetë presidenti Meta është një “superhajdut”, atëhere pse PS e kryeministri “i ndershëm” Rama e zgjodhën ate si Kryetar Kuvendi e më pas si president ?
    “Përzgjedhje” e Ramës nuk është vetëm “hajduti” Meta, por edhe shumë deputetë, ministra e kryetarë bashkie të PS. E pra ekuacioni është i thjeshtë.
    Është “kryehajdut” ai që ka zgjedhur hajdutët në qeverisje e në krye të shtetit e jo Meta.

  2. po boll o like floriri. ti je hajdut, i vetmi qe kan kap me presh ne dore, dhe je akoma president. keta te mbajn kastile qe te heqin sadopak vemendjen nga skandalet e tyre, me karlliqet e tua. keshtu eshte kur nje cop hajduti e analfabeti si puna jote behet president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *