• |
ide | kryesore

“Nuk na pëlqejnë disa mënyra të Sarrit”: senatorët megjithatë bëjnë pakt për Juventus

Sport



Momenti delikat i Juventus ka patur një tjetër konfrontim, pas darkës mes Agnelli, Sarri e Paratici. Një mbrëmje më parë drejtori sportiv bardhezi kishte sqaruar situatën bashkë me Chiellini e Buffon, si përfaqësues të dhomave të zhveshjes, për të kuptuar si skuadra ka reaguar pas humbjes në Verona e si shkon raporti me trajnerin. Përgjigjia e senatorëve, e përmbledhur, ka qenë: nuk na pëlqejnë disa mënyra të Sarri, por jemi të bashkuar për të mirën e Juventus e drejt finales së sezonit.

Në këtë mbrëmje të dytë, të zbuluar nga La Gazzetta dello Sport, kapiteni e portiere i kanë referuar Paratici si problemet nuk janë teknike apo taktike, por sjellje e impakti. Disa lojtarë nuk i preferojnë mënyrat shumë direkte të Sarrit dhe e mendojnë të ekzagjeruar vrullin e disa qortimeve, elementë që krijojnë një klimë tensioni në dhomat e zhveshjes. Në të njëjtën kohë, grupi është me trajnerin për të mirën e përbashkët.

Me këto premtime darka e të hënës merr një domethënie tjetër. Sarri ka marrë kështu besimin presidencial dhe atë të lojtarëve, por pritet menjëherë një ndryshim, si në planin e rezultateve ashtu dhe në harmoninë e grupit (për shembull nuk do të shihen më pakënaqësi nga ata që zëvendësohen e trajneri duhet të gjejë mënyrën të motivojë skuadrën).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *