Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shtron disa pyetje në lidhje me makinën luksoze të vëllait të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë duhet të përgjigjet për makinën e blinduar tip “Lincoln”, ndërsa shton se pse Olsi Rama përdor një makinë të tillë dhe nëse jeta e tij është e rrezikuar.
“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?” – thotë Bardhi në reagimin e tij. ©LAPSI.al
NUk eshte makine e blinduar dhe nuk e perdor olsi por vetem rama,pyesni gardistet dhe do bindeni qe nuk eshte e blinduar o shpellkare gazetare
Ethem Lalaj ish oficer nga Mallakastra, boll me shprehjen shpellkare o te qifte Kina robt, o oficer i deshtuar