• |
ide | kryesore

‘Po të dëgjoj’, Basha në servisin e Nikut: Sot biznesi i vogël mbijeton mes vështirësive (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar nga afër një servis makinash, ku ka folur me sipërmarrësin e këtij biznesi, një djalë të ri. Gjatë bashkëbisedimit, lideri i PD-së pyeti Nikun, djalin që ka ndërmarrë këtë sipërmarrje, i cili ka punësuar dhe disa të djem të rinj, në lidhje me problemet që has ky biznes. Ai theksoi se problem ngelet tregu i punës, pasi profesionistët kanë ikur shumica në Gjermani. Ndërkohë që Basha evidentoi si një ndër problemet shqetësuese çmimin dhe cilësinë e naftës.

“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha në mesazhin e tij, bashkangjitur videos.

Bashkëbisedimi i Bashës me sipërmarrësin

Basha: Niku si keni qenë?
Niku: Mirë
Basha: Si i ke nga shtëpia? I martuar?
Niku: Beqar
Basha: Sa vjeç je?
Niku: 30
Basha: Qenke djalë i ri fare.. Profesione të ndryshme..
Niku: Elektroautë, xhenerikë. Por pak problem që të gjesh mekanikë specialistë. Në përgjithësi kanë ikur në Gjermani shumë
Basha: Sa është rroga mesatare enjë punonjësi? Bashkë me shpërblimet?
Niku: 450-500
Basha: Çfarë mendoni se duhet të bëjmë me ju ndihmuar ju si biznes? Jo vetëm për tatin, por në tërësi
Niku: Që të ketë më shumë njerëz dhe të ketë pak rritje rrogash
Basha: Çmimi i karburantit është problemi kryesor
Niku: Po shumë
Basha: Këtu dhe cilësua është e keqe, që ua shkatërron makinë më shpejt…
Kolegu i Nikut: Vinë makinat me ujë komplet
Basha: Niku po ju qenkeni high-tech fare…
Niku: Mundohemi
Basha: Çuna punë të mbarë. Faleminderit për mikpritjen



8 Comments

  1. Se mora vesh mire Rroga 450-500 tha ai???????nese e ka pas per Shqiperine ska qene keq????? Po keta nuk duhet te ankoheshin gjate takimit me bashen???

  2. Edhe pyet eshe jep pergjigje vete. 😀

    Cilesia e videoS ka bo permiresime; i duhet nje mikrofon pro tani ose mize qe te arrije Lali dreqin. #PoTeKopjoj (7 vite me vonese).

    Bravo LyL!

  3. Ky ishte bisnes me halle duket nga pamja,por lulushi bere pak reklame per kete servis qe ky neser te paguaj per pd ne fushate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *