• |
ide | kryesore

Pse nuk ndalohet makina e blinduar e Olsi Ramës, flet zv.ministrja e Brendshme

Lajme, Të fundit

Dy ditë më parë, pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, Garda e Republikës rriti sigurinë e kryeministrit Rama. Pas mbledhjes së kryeisë së PS-së Rama nuk u largua me ‘Benz’ por me një “Lincoln” të blinduar.

Prej dy ditësh, Partia Demokratike ngre pyetjen se pse OFL e “Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?”.

Për këtë çështje ka folur në Report Tv, zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo u shpreh se jo çdo person që ka një makinë të blinduar është kriminel dhe se subjekt i kontrollit janë të gjithë personat që përcaktohen në nenin 5 të Aktit Normativ.

“Kanë nisur kontrolle të rrepta për makina të blinduara, por kjo nuk do të thotë se çdo makinë e blinduar është e një krimineli. Neni 5 përcakton se kush janë subjektet dhe tani unë mesa u tha që subjekt të jenë personat që u thanë. Nëse nuk i përket një subjekti që është i aktit normativ për mua nuk ka asnjë shkelje” – tha ajo. Voda tha se nuk ka informacion nëse makina “Lincoln” është e blinduar.

4 Comments

  1. HAJDE PORDH HAJDE ,KJO ZONJA VODA ESHTE SI BURRE ,NJE KAMIKAZE E ORGANIZATES,,,KJO ESHTE ZAGARE ,KURSE ZAGARI MASHKULL ESHTE YMER GELBAZA KELLIRA

  2. Ka një denoncim të bërë publik nga opozita për dyshimin se Olsi Rama, është i përzjerë në trafikun e kokainës.
    Veprimi i parë që duhej të bënte ministria e mbrendëshme në këtë rast, qoftë edhe për të skjaruar dyshimin e opozitës, duhej të ishte verifikimi i automjetit të tij nëse është apo jo i blimduar , dhe me çfarë çmimi është blerë e për këtë nuk ka fare nevojë të angazhohet policia kriminale apo OFL
    Do të mjaftonte që një nëpunës i thjeshtë i IKLDP të verifikonte dokumentat e regjistrimit të kësaj makine, të vëllait të kryeministrit, për të zbardhur të vërtetën.
    Sipas ligjit , vëllai i kryeministrit është i detyruar që të deklarojë pasurinë e tij e më i interesuari për këtë transparencë duhej të ishte vetë kryeministri.

  3. Pra ju i njihni cilet jane kriminelet. Atehere per cfare duhet nje ligj si ky per ofl, kur ka kod penal, kod te procedures penale dhe ligj antimafia apo thjesht per show? Pse duhet te kontrollohen dhe ndalohen makina te blinduara ne rruge kur ato kane hyre dhe jane zhdoganuar po nga shteti dhe ju dihen shume te dhenat dhe adresat? Pra po beni show…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu