• |
ide | kryesore

Totti gjakos kundërshtarin, plas sherri në fushë

Sport



Nuk ka rëndësi nëse është në Serie A apo futboll me 8, një kampion dëshiron gjithnjë të fitojë e bën gjithcka për ta arritur. Ndonjëherë edhe duke ekzagjeruar. Ka ndodhur me Francesco Totti, protagonist i një episodi të shëmtuar gjatë një ndeshje në Longarina, mes formacionit të tij, Totti Sporting Club, e një seleksioni të Frosinone. Në një pikë të ndeshjes, ish kapiteni verdhekuq ka goditur në fytyrë një kundërshtar, duke zgjatur krahun e duke e carë.

Gjakrat janë nxehur e janë dashur disa minuta për të kthyer qetësinë. Nga njëra anë, pankina kundërshtare ka pretenduar kartonin e kuq për Totti, nga ana tjetër shokët e Pupone janë ankuar për ndërhyrjet e shumta të ashpra ndaj numrit 10. Totti ka kërkuar menjëherë ndjesë ndaj kundërshtarit e pastaj ka kontribuuar për të qetësuar gjakrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *