• |
ide | kryesore

Turqia insiston: Tirana duhet të dorëzojë qindra gylenistë

-Instant, Kryesore, Lajme

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjithë gylenistët, që sipas tij strehohen në vendin tonë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë, Cavusoglu deklaroi se ia kishte kërkuar dorëzimin e tyre jo vetëm Cakajt, por edhe kryeministrit Edi Rama, të cilit po ashtu iu referua si “vëllai im Edi”.


“FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku ndodhet. FETO kontrollohet nga shërbimet sekrete të disa vendeve. Ne dëshirojmë kthimin e tyre në Turqi. I kemi shpjeguar vëllezërve tanë shqiptarë për rrezikun që paraqet kjo organizatë. E kemi paralajmëruar edhe kryeministrin Rama, por edhe Gentin se çfarë kërcënimi paraqet FETO për Shqipërinë”, deklaroi ministri i jashtëm turk, duke kujtuar se Ankaraja është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit.

“Bashkëpunimi është rritur edhe më shumë pasi është hapur universiteti i Nju Jorkut nga Universiteti Marif. Presim dhe mbështetjen dhe kontributin e palës shqiptare. Në fushën e arsimit do vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë”, theksoi Cavusoglu

Ai njoftoi po ashtu se presidenti Erdogan do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh. Cavusoglu deklaroi se Shqipëria ka marrë “disa hapa” për përjashtimin e anëtarëve të FETO-s dhe kërkoi që të “vazhdojë përpara”.

“Nuk ka shifra se sa anëtarë të FETO-s ka në Shqipëri, por ka me qindra. Kemi kërkuar rikthimin e tyre. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim që të vazhdojë përpara me to. Nuk duam që anëtarët e FETO-s të qëndrojnë në Shqipëri, Ja shpjegova vëllait tim Gentit dhe do t’ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama se FETO përbën rrezik për sigurinë kombëtare”, tha ai.

Vizita e Cavusoglu vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria dëboi një mësues turk që kishtë kërkuar azil politik në vendin tonë, një lajm që shkaktoi një skandal të madh diplomatik.

Qeveria shqiptare e ka mohuar, por mediat turke raportojnë se  agjencia e inteligjencës turke, MIT, ishte përfshirë në mënyre direkte në ekstradimin e një shtetasi turk që akuzohej për përkrahjen e klerikut turk Fethullah Gulen më 1 janar.

Së bashku me të ishte edhe shoku i tij, Selami Simsek. Ky i fundit, ndodhet në burg, por dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi.

Mësuesi Harun Celik u arrestua në Shqipëri në korrik të vitit 2019 kur u përpoq të udhëtonte nga Kazakistani në Kanada përmes Tiranës me dokumente false.

Mediat turke e kanë cilësuar dëbimin e Celik si një “operacion të suksesshëm” të kryer nga MIT, por Shqipëria insiston që gjithçka ishte bërë në përputhje me procedurat normale.

Qeveria shqipare gjithashtu ka mohuar që kthimi i detyruar i Celik në Turqi ishte një produkt i marrëdhënies së ngushtë midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. ©lapsi.al

13 Comments

  1. Organizata terroriste FETO, Shqiperine e ka baze kryesore te aktiviteteve te saj, per dy arsye; 1-Shqiperia, eshte vendi me qeverine me te korruptuar, ne Bote. 2- Shqiperia, eshte skllaveruar nga cifuti-mason Soros, ndersa terroristet e F.GULEN, jane krahu mason, ne vendet me shumice te popullsise muslimane.
    Pra, fjalet “mesues”, “mjerane”, “hallexhije”, nuk kane fare lidhje me keta tipa.
    Femijet e I. Metes, kane shkuar ne shkollat e FETO-s, pse valle?
    E. Rama, eshte bashkepronar ne spitalin e FETO-s, te cilit i dha edhe koncesionin korruptiv te dializes.
    L.Basha, kur ishte minister ne MPJ, i beri “konsuj nderi” te RSH, eksponente te FETO-s.
    Fatkeqesisht, virusi vdekjeprures, FETO, ne kete vend ka habitatin e tij me te mire, ndaj kontrollon dhe shkateron kete vend, ne bashkepunim me armiqte e sipercituar, te ketij populli dhe vendi.

  2. Me urdher nga sulltani madh. Ndertojne nja 10 shtepi keto edhe kerkojne ndonje favor pastaj. Ky i gjati do i lere edhe menderen ndonje dite.

    1. Kthe pergjigje o klysh kurve, djali I Tritan Shehut je apo jo>? PO e mohon edhe baben more zagar? Epo qenke kopil rruge

  3. Ça taksirati ka populli shqiptar …: : qeveria turke kerkon qytetaret e vet opozitare. Irani kerkon muxhahedinet , pra iranianet opozitare. Pra shtete diktatoriale
    Dhe per te gjitha keto riskon shqiperia

  4. Turku Erdohan le te vazhdoje me kerkesat e tij prej idioti, mendo sa i vogel ne personalitetin e tij eshte , ka 4 vjet qe i bie legenit, kurre nuk kane per te ikur kolegjet turke nga vendi yne, jane shkollat me te mira ne vend, mesohen dhe edukohen me mijra femije dhe me rezultate shume te mira ne mbare boten. Nqse Feto do te ishte terrorist, Amerika do ta dorezonte patjeter, por fakti qe ai jeton ne zemer te saj tregon se sa i vogel eshte Erdohani. Njerezit dhe mesuesit e kolegjeve jane me temiret qe punojne ne vendin tone!

  5. Nuk ka asnje shtet perendimor qe ka dorezuar mesues apo cfaredolloj anetari te FETO-s tek Erdogani. Duhet te ngrihemi ne protesta se ky eshte turp dhe rrezik kombetar. Sulltani te urdheoje ne shtepine e vet. Ne jemi shqiptare dhe Europiane. Ky gjakprishuri kryeminister eshte aksident.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu