• |
ide | kryesore

Video/ Napoli godet në San Siro: Fabian Ruiz zhyt Inter

F1, Sport, Video



Arritje e rëndësishme e Napoli, që fiton 1-0 në San Siro, gjysëmfinalen e parë të Kupës së Italisë. Vendimtar në fillimin epjesës së dytë një aksion individual fantastik i Fabian Ruiz, që përfundoi me një të majtë të harkuar, e pakapshme për Padelli. Tani zikaltrit duhet të shkojnë të fitojnë në San Paolo për të ndjekur objektivin.

Deri në momentin e golit ndeshja ishte plotësisht e ekuilibruar, me disa tentativa sporadike të Inter e një shans i shpenzuar nga Zielinski i vetëm me Padelli. Conte provoi të rregullonte rezultatin me Eriksen (menjëherë i rrezikshëm) e Sanchez, por Ospinës nuk iu desh të kryente ndonjë mrekulli, edhe pse ishte gjithnjë i kujdesshëm, si në minutat e rikuperimit në një dalje shpëtimtare ndaj D’Ambrosio.

Tani Inter duhet të shënojë dy gola në Napoli për tu kualifikuar, edhe pse i mjafton cdo fitore me një gol diferencë, por me dy gola e sipër të shënuar. Në 5 mars do të luhet në San Paolo ndeshja e kthimit dhe Inter ka nevojë vërtetë për një arritje.

https://www.youtube.com/watch?v=uvEcj4C9uuU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *