• |
ide | kryesore

27 muaj pa rroga, punëtorët e Poçemit nisin grevën e urisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Punëtorët e stacionit të pompimit të ujit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit kanë nisur sot grevën e urisë, për shkak se kanë 27 muaj pa marrë rrogat. Nga 16 punonjës që furnizojnë qytetin e Ballshit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike , 6 prej tyre janë futut në grevë.

Ata prej muajsh kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme, por kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar.

Një prej punëtorëve u shpreh:

“I lutem ministres Balluku si prind ta shikojë problemin tonë se po bëjmë 27 rroga pa marrë, e di vetë me sa sakrifica kemi punuar. Kemi mbajtur një komunitet të tërë me ujë dhe drita. Nuk e dimë as nesër si do marrë kjo puna jonë. Jemi futur në borxh nëpër dyqane, nuk na japin më pa paguar lekët e prapambetura. Duke mos marrë rrogën, ne nuk e kemi lënë komunitetin pa ujë e pa drita.”

Stacioni i pompimit të ujësjellësitdhe nënstacioni elektrik në Poçem furnizon me ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe qyteti i Ballshit. Ai është nën varësinë e uzinës së naftës në Ballsh, e cila për shkak të problemeve të shumta ekonomike ka ndryshuar disa herë pronar.

Greva e tyre e urisë dhe ndalimi i punës rrezikon të lërë pa ujë dhe energji gjithë zonën.



5 Comments

  1. Sduam uje ,sduam buke vetem ju mos merzisni. 27 muaj pa marre rrogen? Pika qe sju bie. Po mire thone : beji nenen te te thone baba.

  2. He mo se gjysma ka ngelur,hajdeni tek Meta se ka bere dhe nje pikture per ju.
    Ikni ne Tirane tek Rama ose Monika se kane edhe shtepi te mira,kane dhe WC.

  3. NUk e kuptoj, si nenstacioni elektrik dhe ujesjellesi i Pocemit varen nga Uzina e Ballshit…Me duket si budallallek! e jo me pastaj kur dikush thote se do punoje 27 muaj pa rroge…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *