• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se viktimë në aksident ka mbetur shqiptari Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin, shkruajnë mediat italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *