• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt dhe në interes të Rusisë. Kurti theksoi se partneriteti në Ballkan nuk mund të nisë me Serbinë.

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik 


Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalë. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendencave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë. Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve.” u shpreh Kurti.

Në një intervistë për KTV, Kurti tha se pas vizitës në Shqipëri, ai do të vizitojë Gjermaninë.

Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.

Teksa është ndaluar tek takimi me kryeministrin Edi Rana, Kurti e ka cilësuar atë “një takim konstruktiv”. 

Ne kemi dallime, por ky ishte takimi më konstruktiv dhe më i miri në një kohë shumë të gjatë. Ky mund të jetë një fillim i ri në raportet e dy vendeve tona, e nga pak janë dëmtuar edhe me gjëra personale, në mënyrë absurde pasi kjo ka të bëjë me popujt tonë e jo me ne. Dakordimi jonë me një Komision Ndërshtetëror është rruga e parë. Numri më i madh i marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, por ka nevojë për një dinamizëm të re dhe këtë besoj se do ta bëjmë. Nëse kemi pengesa duhet t’i themi dhe të merremi vesh si do t’i kalojmë”, nenvizoi Kurti.

6 Comments

  1. Tregohu i sinqerte per ate punen e historise dhe thuaj qe interesi per Rusine cariste te asaj kohe lidhet me interesin per Rusine leniniste qe e pasoi pas shume pak kohe. Gjithsesi, e verteta eshte qe minishingeni i intereson vetem Serbise dhe Rames. Serbine e kuptojme por interesin e Rames nuk e kuptojme. Na e thuaj ti qe e njeh nga afer.

  2. Nuk ka BE per Balkanin perendimor! Harrojeni! Ka bashkpunim rajonal, nyja kosove serbi do zgjidhet me te mire e me te keqe!
    Boll me nacionalizema, njerezit po ikin ne mase sepse duan mirqenie, zhvillim. Nje treg i perbashket ben rajonin atraktiv ne zemer te evropes!

    1. Europa tregun e perbashket e beri pas marreveshjes se paqes me Gjermanine dhe frymezimi per paqe te perjetshme ishte i sinqerte dhe pikerisht ai e shtyu perpara edhe bashkepunimin ekonomik. Pra procesi filloi nga politika e mire e paqes qe kishte konsesus absolut brenda dhe ndermjet shteteve europiane dhe jo nga ekonomia. Serbia nuk e njeh Kosoven dhe pjese te rendesishme te saj thone qe nuk do heqin dore kurre nga Kosova. Si mund te kete mirebesim per bashkepunim ekonomik ne keto kushte? E kupton qe eshte idiotesi me brire o UNS?

  3. Jam dakord me ju zoti Uns por kjo te ndodhe pasi Serbia te njohe Kosoven si shtet i pavarur qe te jene me kushte e ligj te barabarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu