• |
ide | kryesore

Basha me të rinjtë në Kukës: Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e qeverisë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kukës, ku dha një mesazh për rininë. Në një postim në Facebook, ku shpërndau pamje nga takimi, Basha shprehet se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni”, shkruan kryedemokrati.


3 Comments

  1. Tamam keshtu duhet,vjen Basha dhe ben zbulime te reja ne shkencat shoqerore.
    Thone qe do te ndalet per nje shurre tek blegtoret qe nuk kane emigruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu