• |
ide | kryesore

Blerja e fundit e Manchester United në karantinë: frika nga koronavirus izolon në palestër Ighalo

Sport



Aventura e Odion Ighalo tek Manchester United nuk ka nisur sigurisht në mënyrën më të mirë. Sulmuesi Nigerian, i mbërritur në minutat e fundit të merkatos riparuese nga kinezët e Shanghai Shenhua, është vënë në karantinë nga klubi i tij i ri për masa kujdesi kundër koronavirus e nuk ka mundur të bashkohet me shokët në grumbullimin dimëror në Marbella, në Spanjë, duke mbetur vetëm në Manchester për tu starvitur në një palestër të Taekwondo. Ighalo duhet të qendrojë larg nga skuadra për një total prej 14 ditësh, që korrespondojnë me kohën e inkubacionit të virusit, nga të cilët 11 tashmë kanë kaluar.

Asnjë alarm, sidoqoftë, për ish-lojtarin e Udinese, por thjesht si aplikim i protokollit të sigurisë. United, mes të tjerave, kishte frikë se lojtari mund të kishte probleme të futej në Mbretërinë e Bashkuar pas transfertës në Spanjë, duke parë periudhën e kaluar në Kinë, e vendosi të mos kalonte rreziqe. Ighalo duhet të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës në përfundim të karantinës e mund të grumbullohet për sfidën me Chelsea në program të hënën 17 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *