• |
ide | kryesore

Conte, i çmendur si Inter: për humbjen me Napolin fajëson Milan

Sport



Është i hidhëruar Antonio Conte. Asgjë nuk është kompromentuar, por tani në San Paolo do të nevojitet një mision i vështirë për të marrë kalimin për në finale e Kupës së Italisë. Kështu, pas 1-0 të firmosur nga Fabian Ruiz, tekniku i Inter analizon me zhgënjim të dukshëm përfaqësimin e të tijve, në një humbje me shumë mundësi të papritur: “Napoli bëri një ndeshje shumë mbrojtëse, por ishin të aftë ta interpretonin dhe të dilnin në kundërsulm kur mundeshin. I bëj komplimente Gattusos, por mendoj se nëse mbyllej barazim askush sdo thoshte gjë. Sigurisht derbi na ka marrë shumë energji nervoze “.

“Napoli – ka përsëritur Conte – erdhi këtu për tu mbrojtur, me Mertens që markonte Brozovic e të gjithë hapësirat të mbyllura. Në raste të tilla duhet të jesh më i shpejtë e të kalosh në një kundër një, gjë që mund ta bënim më mirë. Derbi na mori shumë energji sidomos nervoze. Duhet të kemi parasysh se Napoli ka mundur Juventus, Lazio e Liverpool, e kur arrin të mundësh kundërshtarë të tillë, ke vlera të rëndësishme. Ata kanë, pas Juventus, organikën më të rëndësishme të kampionatit”.

Zikaltërve i mungoi mbështetja e njërzve me kualitetin më të lartë, në radhë të parë Sensi. Më mirë Eriksen, që u aktivizua në vend të tij në mesin e pjesës së dytë: “Eshtë sigurisht një lojtar me kualitet, duhet të gjejë intensitetin e lojës, duke qenë se nuk ka luajtur shumë në muajt e fundit. Eshtë një djalë serioz, po bën mirë. Jemi në fillim të një rrugëtimi, nëse dikush mendon se jemi në nivelin e atyre që kanë komanduar për kaq vjet unë them se jemi larg e duhet të punojmë, duke marrë edhe ndonjë humbje për tu përmirësuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *