• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri publikon klipin e ri (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Kënga e fundit të Dafina Zeqirit, “Merri Krejt” pati premierën dje.

Teksti, i shkruar nga Elinel, flet për një raport ku dashuria nuk mjaftoi dhe gjithçka u kthye si boomerang. Koncepti i videoklipit, i mjaftueshëm sa për një film, është i tillë: Dafina përpiqet të vazhdojë projektimin e një roboti të lënë përgjysmë. Ajo bën maksimumin e saj, mundohet ditë dhe natë dhe më në fund ia del me sukses të krijojë një version robotik të vetes. Në fund, në pikën kulminante, gjatë një përleshjeje, roboti vret Dafinën.

Mesazhi i videos është shumë i qartë: Njerëzit që i përkrah, që ua do të mirën, janë ata që në fund të japin goditjen më të madhe,” shkruan dikush në YouTube. “Nga një presion i vazhdueshëm ndryshojmë dhe transformohemi pak nga pak çdo ditë në robotë, derisa humbin veten dhe në fund ngelet shëmbëllimi ynë robotik,” e koncepton dikush tjetër. Mesazhi i videos mund të jetë edhe ai që ndonjëherë vetja jonë është armiku ynë më i madh, por këtu kemi pak moskoordinim me tekstin e këngës, që dukshëm flet për një raport me dikë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=_O-7jUZYPG8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *