• |
ide | kryesore

Dy derbi të humbur e më pak të ardhura: ja çfarë sjell për Partizanin eleminimi nga Kupa

Sport



“Ndeshja e parë na e vështirësoi punën dhe goli i pësuar na fundosi”. Me këtë fjali Adolfo Sormani shpjegoi gjithë dështimin e një objektivi, të cilin Partizani e bëri të vështirë vetë. Strategjitë, dëshirat shpresat u shuan aq shpejt sa Sormani nuk pati kohë as ti mendonte me veten. E gjitha i kaloi si një film me metrazh të shkurtër në kohën që iu desh parabolës së Hajdarit të përfundonte në rrjetë në minutën e 5. Pjesa tjetër ishte kërkimi i dëshpëruar për të shpëtuar fytyrën, sepse golat për tu shënuar u bënë nga tre në pesë.

Një goditje psikologjike ajo e marrë në daljen nga dera e pasme në Kupë, po edhe ekonomike: derbi i luajtur në Arenën Kombëtare tregoi se inkasimi për derbin e kryeqytetit mund të ishte i jashtëzakonshëm. Por jo, nuk do të ketë as të ardhura plus, nuk do të ketë as derbi, të paktën jo në Kupën e Shqipërisë. Në cerekfinale kundër Tiranës Partizani humbi pikën e takimit dhe lejoi të shkojë aty Besëlidhjen. Ishte në fakt e vështirë të përmbysje 3-0 e ndeshjes së parë, por jo e pamundur po të kujtoje se po flisnim për skuadrën kampione në fuqi dhe kundërshtarin një kategori më poshtë.

Dështimi i të kuqve në këtë moment tranzicioni i ka kushtuar tifozëve dy ndërqytetase më pak dhe Sormanit qetësinë. Italiani mundohet të shohë pozitivisht, por skuadra reagon me vonesë dhe pavarësisht rasteve të krijuara tre golat e Telushit janë provë më evidente se fjalët e teknikut që pa sinjale pozitive nga sulmuesit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *