• |
ide | kryesore

F1/ Koronavirus rrezikon edhe Çmimin e Madh të Vietnam: kuarantinë për 10 mijë persona

Sport



“Fia vazhdon monitorimin e situatës globale në lidhje me virusin me riferimin për eventet e tjerë motoristikë”. Fraza e fundit e komunikatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, që dje ka anulluar GP e Kinës për shkak të epidemisë së koronavirus, nuk ka qenë e rastësishme. Vëmendja është spostuar menjëherë në takimin e dy javëve më parë, në GP të Vietnamit, në kalendar në 5 prill. Duhet qartësuar se për momentin gara është konfirmuar. Por lajmet që vijnë nga vendi aziatik, në kufi me Kinën nuk janë aspak inkurajues.

Agjensia AFP ka bërë të ditur se më shumë se 10 mijë persona rezidentë në fshatrat pranë kryeqytetit Hanoi, ku do të zhvillohet GP, janë vënë në karantinë pasi janë regjistruar 6 raste pozitive me koronavirus, të konfirmuara nga autoritetet lokale. Bëhet fjalë për karantinën e parë masive jashtë territorit kinez që ngfa zbulimi i virus në dhjetor. Ministria e Shëndetit vietnameze ka komunikuar se zona rurale e Son Loi (40 km nga Hanoi) do të mbyllet për 20 ditë. Vendet e kontrollit në kufi me zonën, mbikqyren nga personel që mban maska, duke lajmëruar ata që duan të futen në zonë, se nuk mund të dalin më.

Drejtori i përgjithshëm i Liberty Media, Ross Braën, nga Kanadaja për momentin ka përjashtuar probleme për garën: “Duhet të zhvillohet rregullisht” ka thënë ai, duke shtuar se informacionet që vijnë për momentin thonë se situata “është e ngjashme edhe në Mbretërinë e Bashkuara. Ka disa raste infektimi, por jo në nivel të tillë sa për tu shqetësuar. Për momentin GP është konfirmuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *