• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi: Rama po zëvendëson shtetin ligjor me regjim policor

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve nga mazhoranca në ligjin e Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor. Sipas tij, me ligjin e ri i cili ndodhet në Kuvend, policia mund të përgjojë këdo pa leje nga prokuroria apo gjykata.

Deklarata

Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu