• |
ide | kryesore

Google u jep mundësi përdoruesve të miksojnë emojit

Paparazzi, Slider



“Google” u jep mundësinë përdoruesve të smartphone në të gjithë botën që të miksojnë “emojit”. Kjo është një veçori e re e “Emoji Kitchen” që ju lejon të ktheni dy “emoji” të veçanta në një ikonë të vetme.

Nuk është e mundur të përzieni çdo “emoji”, natyrisht. Por kur prekni një “emoji”, tani do t’ju prezantohet një listë e kombinimeve të disponueshme që mund të përdorni. Tani ju mund të kombinoni një majmun me një kaktus, por edhe shumë kombinime të tjera.

“Google” ka filluar tashmë të përhapë risinë për telefonat Android. Kushdo me tastierën “Gboard të Google” do të ketë mundësi të përdorë opsionin e ri në ditët e ardhshme.

Lajmi i keq është se kjo mundësi nuk u ofrohet përdoruesve të iPhone, edhe nëse kanë të instaluar tastierën Gboard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *