• |
ide | kryesore

“Nëse nuk mund Real Madrid mund të shkarkojnë”: Guardiola ndez ambicjet e klubeve të mëdha të Europës

Sport, Video



“Nëse nuk mposhtim Real atëherë pronari do të vijë e të më thotë: ‘Nuk është mjaftueshëm, duam Champions e më shkarkon. E atëherë unë do ti them: ‘Ok faleminderit, ishte një kënaqësi'”. Fjalët e Pep Guardiola kanë bërë që të ndizet merkato, me Juventus që pasi e ëndërroi gjatë verës, mund të kthehet në sulm, nëse parashikimi I spanjollit vërtetohet.

“Njerëzit besojnë se, nëse je Guardiola, duhet të fitosh gjithë titujt e mundshëm, cdo vit. Është e pamundur – ka vazhduar katalanasi në një intervistë gjatë Soccer Saturday – Nëse nuk fiton Champions sezoni është shkatërrimtar, e nëse e fiton është një sukses. Përse ky arsyetim? Të fitosh është shumë e vështirë, Champions mbi të gjitha. Nëse do ishte kështu, në mbi 100 vjet histori të Manchester City do të kishin qenë 100 sezone të dështuar, e kjo nuk është e vërtetë”.

“Ne duam të japim gjithnjë maksimumin – ka shtuar tekniku dy herë kampion Europe me Barçelonën – por nuk mund të sigurosh cdo vit të gjithë trofetë në vend, ashtu si nuk mund të fitosh gjithnjë Champions League. Më pëlqen shumë ta garantoj, por nuk jam mjaftueshëm i zoti”.

Trajneri katalanas, që fiton rreth 23 milionë në sezon, largon nga vetja etiketën e trajnerit më të mirë në botë: Nuk jam ndjerë kurrë më i miri, as kur me Barcelonën fitova gjashtë tituj radhazi e një tripletë. Fitorva sepse kam patur gjithnjë lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ka trajnerë të mëdhenj që nuk i kanë këta lojtarë e nuk stërvisin n klube të mëdha. Unë jam një trajner i mirë, por jo më I miri. Më jepni një skuadër që nuk është Manchester City e nuk do të fitoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *