• |
ide | kryesore

Paradoksi Napoli: i vetmi që ka mundur Liverpool, turpërohet nga Lecce e tani vjen Barça

Sport



Paradoksi i Napolit është se pikët i lë kundër skuadrave të vogla, ndërsa me të mëdhatë nxjerr jashtë më të mirën: të pamposhtur në sezon mes Champions League e Kupës së Italisë me Ancelotti e Gattuso, të kaltrit janë skuadra e vetme që kanë mundur të parezistueshmit e Liverpool e në muajin e fundit kanë likuiduar trofembajtësit e Kupës së Italisë, Lazion, e mundën dy kryesuesit e Serie A, Juventus e Inter.

Një Napoli i madh me të mëdhenjtë, kapet pas këtyre të dhënave e këtyre performancave të Gattuso, që nga suksesi i San Siro kundër zikaltërve shpresojnë të gjejnë energjitë e duhura për të rifilluar të vrapojnë, pas zhgënjimit të madh me Lecce e për të provuar të shpëtojnë një sezon deri tani shkatërrimtar.

Edhe falë fitores (në transfertë) në gjysëmfinalen e vajtjes, Kupa e Italisë është bërë për Napoli një mundësi për të shpëtuar sezonin, për ti dhënë një kuptim, duke qenë se në kampionat vendi i katërt është larg 12 pikë, e duke konsideruar që kundërshtari i ardhshëm i Champions do të jetë Messi me Barcelonën e tij, jo nga ata të thjeshtët për tu përballuar.

Por ndoshta për Gattuso, që në San Siro ka ruajtur portën të paprekur për të tretën herë nga ardhja e tij, të sfidojë Barcellona është një lajm i mirë. Në 25 shkurt në San Paolo do të mbërrijë një skuadër që po përjeton një seri vështirësish të pamenduara, pa Suarez e Dembelé e me dhomat e zhveshjes në tension për polemikat mes team manager Eric Abidal e Leo Messi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *