• |
ide | kryesore

Real Madrid, strategjia plangprishëse për Mbappe, komplikohet nga oferta e PSG

Sport



Kylian Mbappe është sulmuesi më i dëshiruar i Real Madrid dhe gjigantët spanjollë janë të gatshëm të bëjnë cmendurira për ta patur kampionin e botës në skuadër. Për ta marrë nga Paris Saint Germain në fakt nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse Blancos kanë një ide si mund të cajnë rezistencën e francezëve.

AS, e përditshmja pranë Real Madrid, ka zbuluar të dhëna të rëndësishme në lidhje me cështjen Mbappé. Sipas asaj që bëjnë të ditur në Spanjë, Blancos po bëjnë një presing mbi sulmuesin francez që lojtari të mos firmosë rinovimin e kontratës, që i propozohet nga Paris Saint Germain, për ta tentuar më pas me një kontratë me shifra të rëndësishme në 2021.

Idea mund të jetë edhe e mirë, por në Paris nuk rrinë të shohin. PSG është gati të bëjë gjithcka për të siguruar rinovimin me Mbappé, kontrata e të cilit skadon në 2022. Sipas asaj që bën të ditur AS, klubi parisien ka gati një ofertë “të parefuzueshme” duke i propozuar sulmuesit një akord që të arrijë në nivelet e Messi e Ronaldo (rreth 50 milionë euro në sezon). Një mënyrë për të larguar përfundimisht pretendentët, Real Madrid të parin. Aktualisht francezi përfiton rreth 15 milionë euro në sezon dhe është lojtari i dytë në më i paguar në Ligue 1, pas shokut të skuadrës Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *