• |
ide | kryesore

Terry profetizon Mourinhon: “Mund të parashikonte të ardhmen”

Sport, Video



Të dielën do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë: John Terry e José Mourinho do të jenë rivalë në fushë në Premier League, duke ndjekur skuadrat respektive nga pankina. Ish-mbrojtësi, tani asistent i Dean Smith në krye të Aston Villa, ndërsa portugezi në drejtimin e Tottenham.

Sipas asaj që bën të ditur Mirror, për Terry nuk do të jetë një sfidë si të tjerat, duke qenë se e ka patur Mourinhon një figurë shumë të rëndësishme në karrierën e tij, në kohët kur tekniku ishte tek Chelsea. “Për mua ka qenë trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë”, ka shpjeguar ish-qendërmbrojtësi anglez. “Cdo gjë që thoshte në dhomat e zhveshjes, pastaj realizohej. Nëse na thoshte se do të fitonim 4 apo 5 me zero ndodhte gjithnjë. Mund të parashikonte të ardhmen. Besoj se nëse do ti thoshte lojtarëve se duhet të shkonim në hënë, do të shkonim, ose të paktën do provonim ta bënim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *