• |
ide | kryesore

Thaçi sonte takon njeriun e Trump në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me të dërguarin e posaçshëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e ka bërë sot presidenca.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, shkruhet në njoftim.

Thaçi dhe Grenell në takimin e sotëm do të diskutojnë me theks të vecantë për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Në këtë takim, Presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, shkruhet në njoftim.

Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Me ambasadorin Grenell në anën tjetër është bërë e ditur se do të takohet edhe Aleksandër Vuçiq, presidenti serb



1 Comment

  1. Po ky trapi si iku dhe nuk priti Kurtin.
    Me siguri qe po komplloton me serbet kunder kosoves.,prandaj duhet hequr dhe mund te vene psh Meten se ka goxha eksperience se si vidhet shteti me kater sise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *