• |
ide | kryesore

Tryeza e reformës/ Kokat e kujt po kërkon opozita?

Kryesore, Lajme



Partia Demokratike pa paraqitur sot një pjesë të mirë të propozimeve për tryezën e reformës zgjedhore dhe rolin që duhet të luajnë Policia, Prokuroria dhe SPAK në betejën e ardhshme elektorale, por ajo ka mbetur evazive dhe e pa përcaktuar qartë, se si mendon ti realizojë këto objektiva në kuadrin e një pushteti pa Edi Ramën në krye.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi, shpjeguan në mënyrë të detajuar se sa larg duhet të qëndrojë një polic nga qendra e votimit, se sa kohë përpara duhet të merrej prokuroria me zgjedhjet, se ç’rrol konkret duhet të merrte SPAK, por ata nuk dhanë një kuadër të qartë se si do të arrinin tek një qeveri teknike apo tranzitore, apo se sa mundësi kishte që të realizohej ajo.

Edhe kur u pyetën në konferencën për shtyp edhe në intervistat që dhanë më pas në media, ata u mjaftuan të thonë se detajet e tjera do ti shpalosin më vonë.

Ajo që dihet deri më tani është se Partia Demokratike kërkon që në Kodin Zgjedhor të sanksionohet, që zgjedhjet të organizohen nga një qeveri kujdestare tre muaj para datës së votimeve.

Sipas deklaratave të shkëputura aty këtu, pa marrë formën e një dokumenti të plotë, arrihet të kuptohet se kjo qeveri nuk do të jetë një koalicion i dy partive të mëdha, do të jetë pa Edi Ramën, por me një tjetër kryeministër teknik dhe të paanshëm.

Përpos këtij propozimi demokratët mendojnë që edhe ministri i brendëshëm të jetë teknik, dhe pa konflikt interesi si pjesmarrës i drejtëpërdrejtë në zgjedhjet e radhës.

Po sipas projektit, që ka PD në përpunim, ky i fundit, 100 ditë para zgjedhjeve do të emërojë një drejtor të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kryepolici do të ketë kompetenca të plota për të bërë ndryshime në strukturën e Policisë duke larguar prej saj njerëzit e dyshuar për lidhje me krimin elektoral.

Megjithëse ende i paplotë, nga projekti i PD-së kuptohet se ajo kërkon jo vetëm një qeveri pa Ramën, por edhe pa Sandër Lleshin dhe Ardi Veliun që duhet gjithashtu të zëvendësohen nga pasues teknikë.  

Por, mbi këtë propozim rëndon ende hija e dyshimit për të cilën demokratët nuk japin dot përgjigje (ata që u pyetën nuk e bënë dot as sot).

A ka garanci se 100 ditë qeveri teknike mund të zhbëjnë dot gjithë fijet që kanë lidhur pushtetin e rilindjes, me botën e krimit, me parat e oligarkëve dhe me propagandën e shitur të mediave të mëdha?

Së dyti, nëse shumica i përmbahet deri në fund qëndrimit që ka deri sot, për të mos e pranuar këtë qeveri tranzitore, ç’do të bëjë opozita, a do ti bojkotojë zgjedhjet, a do të vazhdojë të qëndrojë jashtë sistemit, apo do të rikthehet aty si cjapi tek kasapi?

Dhe së treti, a mund ti arrijë ajo këto kërkesa maksimaliste për ruajtjen e votës, ndërkohë që i ka braktisur protestat, rrugën radikale dhe është rikthyer në tryezën e bisedimeve?

Përgjigjet e plota për këto do të merren kur PD të shpalosë të plotë platformën për qeverinë tranzitore dhe sidomos strategjinë që do të ndjekë në rast se ajo nuk pranohet.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Normale! Te pranosh ne detyre nje minister te brendshem te tipit “Fushe” si Lleshaj, qe deklaroi se e pranoi detyren vetem prej Edi Rames???
    E ka pranuar vete se i sherben individeit dhe jo atdheut apo publikut!

  2. Me sa shihet,si gjithmone keto 30 vjet,zgjidhja ka me ardh VETEM nga jeshte.Dhe per fat te keq LEPIRJET do t’vazhdojne..
    Ne nuk dijme me ba shtet!Fatkeqsisht kte fakt,e kan njoh dhe e kan shfrytzu komshinjte tane serb-grek.
    Isa Boletini,Ismail Qemali,Faik Konica,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi dhe shume rilindas te tjere te shekullit t’kalum,nuk mund te ngjallen ma’.
    Rinindasit e sotem jane rrumbi(y)thje.

    1. e ke shume gabim nga jashte vetem probleme na kane ardhur…me tere mend kujton se Merkel, Macron apo tere BE, USA & CO nuk i ze gjumi nga hallet e shqiperise? Te ishte kshu zgjedhjet e 30 qershorit nuk do ishin mbajtur asnjhere…

  3. Jam nje i pastrehe nga termeti ne Durres,a dini gje se kur do te futemi ne shtepi?
    Nuk ngeli gazetar pa na marre intervista ne filliom pastaj u harruan fare.
    Une e kutoj se tani keta gazetare merren me probleme madhore si psh zgjedhjet e reja.,Basha doli ne pazar apo Kurti eshte patriot etj probleme shume te veshtira.
    Ju lutem beni ndonje shkrim per Ne fukarenjte se vetem Presidenti i nderuar Meta na mbron .

  4. Rëndësi ka që ranë teoritë konspirative që Basha paskej rënë në ujdi me Ramën për të “qeverisur bashkë”
    Kërkesat e parashtruara nga Partia Demokratike, rrëzojnë poshtë të gjitha akuzat se ajo hyri në marëveshjen zgjedhore, për të flirtuar me Ramën.
    Pra nuk ka lëvizuar asgjë nga kërkesat e para të opozitës së bashkuar për të hyrë në zgjedhje pa Ramën me një qeveri neutrale, dhe arsyeja se pse pranoi opozita të hyjë në marveshjen zgjedhore, kjartazi del se në këtë marveshje ajo do të parashtrojë kërkesën e saj kryesore që të gjitha institucionet shtetërore, drejtësia, policia, mediat, e partitë politike, do të kenë përgjegjësinë penale nëse nuk do të zbatojnë me rigorozitet kodin penal për ndëshkimin e abuzuesve të votës.
    Pyetja se a do ta pranojë Rama këtë e si do të realizohen kërkesat e opozitës, përgjigjen do ta marim nga qëndrimi i OSBE dhe qëndrimet e BE e SHBA.
    Nëse këta nuk do të “bindin” Ramën, kemi edhe “fishekun e fundit”
    Do ti vërsulen Ramës për ti kërkuar dorheqjen, ata që e sollën në pushtet e ata e dinë më mirë se si e sollën , ta gjejnë rrugën për ta hequr

  5. Jaman derman se ka filluar morri ne shkolla,vajza ime dje kishte 4 morra te kuq.Komshija ime Sofia na dha DDT qe ja hodhem ne koke,vinte pak ere te qelbur por shyqyr qe e disifektuam.
    Dini ndonje gazete qe mbulon problemet e morrave ne shkolla.

    1. Hahaha….
      Zgjedhimi foljes vjedh ….
      Mungon pyetja cfar kohet asht?
      Asht koha me hi n’burg.
      E tashme e kryer,hahaha…

  6. Vetem koken e lulzimes do haje marveshja e re se nuk ka si te ndodhe ndryshe me paloken gazin gei sali anjin clirimin e gjate nuk fiton dot,pa llogarit salihun e lalzit

    1. Meri me rradhë që nga shefi i tyre e deri tek fuksionarët lokalë të kësaj farë “mazhorance” të drogës e krimit.
      Për sejcilin nuk e ka të vështirë cilido që të lidhë emrin e tij me ndonjë aferë kriminale apo korruptive.
      Ky viçi më sipër, kujton se duke ju a shtrembëruar emrat e politikanëve të opozitës , po i barazon edhe këta me Ndokët, Frrokët, Rroshët Gjushët, Kajmakët e Tërmetët, Tahirët e Xhafët apo Rruçët, T.Ballët , D.Gjiknurët, U.Manjët apo E.Spiropalët deri tek A.Peza një milionësh.

  7. pederastat e enverit ja qifsha ropt me te vdekur e te gjalle . motrat e te gjithe femrat e fisit ripjelljes se enver pederastit se as burr ska qen se historikisht pederasta ngelen kto te ps .

  8. Popull e gazetare idiot.Opozita do te marre vetem kete koken time te vogel.Te dashur injorante eshte vendosur nga shba-ja qe zgjedhjet do behen nje here ne 8 vjet ne shqiperi dhe atehere do ndodhe dhe rrockacioni apo rrotacioni,keto jane etyde per tju mbajtur te karikuar ju te byrekut me gjize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *