• |
ide | kryesore

Zidane përplaset me makinë: dëmshpërblimi është…një selfie

Sport



“Sapo zbriti nga makina e njoha dhe i thashë ‘do të kasha dashur të të njihja në rrethana të tjera, por edhe kështu s’është keq”. Makina e Ignacio Fernández është përplasur nga ajo e Zinedine Zidane e i aksidentuari tregon gjithcka për La Voz de Galicia, duke rrëfyer edhe se “Kur e pashë që ishte Zidane u qetësova, të paktën e dija se do të më paguante për dëmet…”.

Të dy janë marrë vesh menjëherë, për të evituar turmën e kuriozëve: “I dhashë numrin tim të telefonit, por ashtu si e imagjinova nuk ma dha të tijin” vazhdoi tregimin Fernandez, që përpara se të hipte në makinë ka dashur një provë për sa ndodhi: jo për aksidentin, por për personin me të cilin u përplas: “I kërkova nëse mund të bënim një selfie, sepse njerëzit nuk do ta besonin kurrë se më përplasi Zidane. Ai u tregua shumë xhentil e më tha menjëherë po. Hoqi kapelen e bëmë një foto. I thashë që nëse donte mund të bënim sikur skishte ndodhur asgjë, mund të ndërronim makinat dhe ishim në rregull (makina e francezit vlen rreth 70mijë euro)”.

Në fund të ditës erdhi edhe telefonata e falenderimit nga përfaqësuesit e Zizou: “Më tha se Zidane më ishte mirënjohës. Nxitonte sepse kishte një stërvitje dhe ishte i lumtur që nuk e vonova duke i kërkuar autografë, fanella apo bileta”. “I thashë se mua futbolli nuk është se më intereson shumë” ka përfunduar i aksidentuari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *