• |
ide | kryesore

13 vite burg për shqiptarin në Angli të njohur si “Përdhunuesi i Harlow”

Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar shqiptar është burgosur për 13 vite, pasi akuzohet për dhunë dhe sulm seksual të dy grave të ndryshme. Sipas mediave britanike, Altin Bushati nga Pennymead, Harlow ushtronte sulme të dhunshme ndaj grave, duke i detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Sulmi i parë u bë në korrik 2016 dhe i dyti 12 muaj më vonë.

Ai u arrestua në 7 korrik 2017. Pas një hetimi të gjerë dhe të plotë ai u akuzua në shtator 2019 dhe, u shpall fajtor të enjten më 13 shkurt, pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e tij. Bushati u shpall fajtor për 4 akuza. Ai u burgos për gjithsej 13 vjet dhe do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit të tij.

Oficeri dhe Hetuesi Ben Rushmere tha se “Altin Bushati është një grabitqar i dhunshëm, i rrezikshëm seksual. Dhuna që ushtroi ndaj viktimave të tij është e paimagjinueshme. Dua t’i lavdëroj ato për guximin që ata treguan gjatë hetimit dhe gjyqit” – tha ai. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *