• |
ide | kryesore

Abuzimi me koncesionin e Sterilizimit/ Paguhet 135 euro për një lindje normale kur duhen vetëm 2.5 euro

Arkiva, Lajme, Të fundit
qsut.jpg

Që kur hyri në fuqi kontrata për sterilizimin e pajisjeve mjekësore në qendrat spitalore, për çdo lindje normale në maternitet paguhet një shumë prej 16,680 lekësh, ose 135 eurosh për koncesionarin, kompaninë “SaniServis”.

Zakonisht për lindjet normale nuk ka nevojë për set kirurgjikal, por vetëm për pajisje të thjeshta që sterilizohen me avull, proces ky që kushton gjithsej 319 lekë ose 2.5 euro, sipas çmimeve zyrtare që përdor koncesionari. Këto të dhëna burojnë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetësor, që monitoron kontratën koncesionare, të cilat janë raportuar gjatë një auditi të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për veprimtarinë e FDSKSH-së në vitin 2018.

Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare në FSDKSH në vitin 2018 ngriti një grup pune për verifikimin e disa kartelave klinike në spitalin obstetrik gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për setet e sterilizuara të përdorura sipas kompleksitetit të ndërhyrjes.

Pas kontrolleve u verifikua se për lindjet normale nuk është e nevojshme të përdoren sete të kompleksitetit të ulët që kushtojnë 135 euro, por sete të sterilizimit me avull që kushtojnë vetëm 2,5 euro, pasi numri i instrumenteve kirurgjikale në përbërje të këtyre seteve, i plotësonte nevojat për këto lloj ndërhyrjesh.

E njëjta situatë u verifikua edhe në spitalin obstetrik gjinekologjik “Koço Glozheni”, ku koncesionari paguhej për sete me kompleksitet të ulët për lindje normale, teksa nuk është i nevojshëm një i tillë.

E njëjta praktikë aplikohet edhe në qendrat e tjera spitalore, kur për ndërhyrje elementare dhe sipërfaqësore përdorën sete kirugjikale që kushtojnë 135 euro, në vend të seteve që kushtojnë vetëm 2.5 euro dhe kjo ndodh shpesh në Spitalin e Traumës.

Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale me 2019 u financua me 14 milionë euro nga rreth 10.5 milionë euro, që ishte planifikuar për këtë vit, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ose 3.5 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar, me një rritje prej 25%.

Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka rishikuar buxhetin për të financuar këtë shërbim, me qëllim moslejimin e detyrimeve të prapambetura. Planifikimi për këtë shërbim në vitin 2020 është në nivelin faktik të 2019, 1.71 mld lekë, pohuan të njëjtat burime.

Financimi shtesë për koncesionin e sterilizimit për dy vite 2018-2019, ka kaluar shumën e 6 milionë eurove, 3.5 milionë euro këtë vit dhe mbi 3 milionë euro në 2018-n.

PPP-ja e sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “SaniService” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim të detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Çmimet zyrtare për sterilizimin sipas kompleksitetit

7 Comments

  1. Si 2,5 euro? Po oren e punes se mjekut, infermierit, ndihmeses? Nderresat e sterilizuara per bebin, koston e materialeve njeperdorimshe qe perdoren gjate lindjes? Koston e amortizuar te aparaturave per matjen e rrahjeve te zemres se bebit etje etj etj? Te gjitha keto i fusni tek 2,5 euro apo vk propagande dhe sot

    1. Ca karin shkruan o debil? Chyjne nderresat e bebeve aparaturat per rrahjet e zemres oret e mjekeve dhe infermiereve tek seti kirurgjikal? Edhe kur vjedhja eshte hapur ne sulm per te mbrojtur hajdutet?

  2. Të paguhet një punë 50 herë më shumë se sa kushton!!!
    Kjo vjedhje është rekord botëror, edhe më shumë se ato rrugët fushore të florinjta me nga15 milion euro për kilometër.
    Nëse SPAK e mbyll këtë dosje ose e çon në gjykatë sa për të bërë adetin, duhet të shkrihet fare se kot ekziston. Nga SPAK duhet quajtur ASPAK, ose KAPAK.
    Kjo PPP duhet të anullohet urgjentisht sepse cdo ditë operohet në spitale pra cdo ditë supervidhet me këto cmime sterilizimi.
    Jo vetëm kaq por duhen hetuar dhe i duhen kthyer shqiptarëve miliardat e 40% te aksioneve të atij fshatarit nga Rexhepaj e Vlores nëse akoma nuk i ka nisur në parajsat fiskale ku nuk gjenden më.

    1. NJE PEME 700 – 1000 EURO LEJFENI E BLEU TEK FUSHA ME 8200 EURO . KESHTU DO ECIM PERPARA QE TJA KALOJME DHE AMERIKES .

  3. 167 mije lek per te sterilizuar apo me e thene popullorce per te zier nje pale instrumenta. Te punoj me tre turne ne kirurgji per t’ju sherbyer te operuarve dhe te jete rroga ime aq sa paguhet per te zier dy pale vegla ky eshte kulmi.
    Keta jane shushunja, jane gjakpires, une nuk di cfare te them me shume. Keto qe kane bo monstrat Beqe e Rama nuk lahen as me gjyq e as me burg, zoti marrte hak tek keta dhe femijet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu