• |
ide | kryesore

Arbitri i Milan-Juve “ngel në klasë”: penalltia ndan specialistët, Juventus i penalizuar

Sport



Arbitrimi i Valeri në gjysëmfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë mes Milan e Juventus, i gjykuar negativ pothuaj nga të gjithë, ka shkaktuar tërbimin e tifozëve si kuqezinj ashtu dhe bardhezinj, që ndahen në fakt tek penalltia për Ronaldo, ashtu si dy teknikët Pioli e Sarri (për të parin inekzistent, për të dytin e pastër). Graziano Cesari, moviolisti italian ka analizuar vendimet e kontestuara.

BËRRYLAT E KESSIE E REBIC
“Në të 58′ Kessie goditi me bërryl në mesfushë Cuadrado. Valeri u thërrit nga Var, por e mbylli cështjen duke thënë se pa gjithcka, me vlerësimin se ishte e pavullnetshme. Në realitet kartoni i kuq mund të qendronte. Më pak dyshime, në penalltinë e padhënë për Cuadrado, që pësoi një tjetër goditje me bërryl, këtë herë nga Rebic, në minutën e 20′ të ndeshjes së dytë: ndërhyrja e sulmuesit kroat është e gabuar dhe i krijon dëme kolumbianit të Juventus, kështu që penallti”.

PENALLTIA E RONALDO
“Nuk kam asnjë dyshim: nuk ishte penallti. Për më tepër që aksioni nisi nga një faull evident i Alex Sandro ndaj Ibrahimovic. Pastaj duhet analizuar edhe dinamika e faullit të Calabria: mbrojtësi i Milan kërceu me kokë, nuk gjeti topin, e kur ishte ende në ajër u godit nga topi i Ronaldos ndërsa ishte me shpinë, edhe pse me krahun të hapur. Nuk mund të bënte asgjë për të penguar me dashje Ronaldo”.

ÇËSHTJE INTEPRETIMI
Në gjykimin e dizenjatorit të arbitrave, në fakt, penalltia është…penallti. Sjellja e mbrojtësit të Milan është ajo e atij që kërkon të zërë sa më shumë hapësirë goditje kundërshtarit. Calabria është në markim ndaj Ronaldo, e ka të qartë situatën, e di se nëse kalohet nga topi, pas shpinës së tij është portugezi gati të godasë. Mbrojtësi provoi ti dalë para, por i kaluar nga topi, mban krahun e majtë të hapur (gati 90° në krahasim me trupin) e ngre/hap këmbën e majtë drejt atij krahu për të rritur volumin e sipërfaqes së zënë. Këto vlerësime (të aprovuara edhe nga AIA) kanë akorduar penalltinë saktësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *