• |
ide | kryesore

‘Do kërkojmë hetime për shantazhin ndaj Sorecës dhe zv.ministres’, Presidenca solidarizohet me ambasadorin e BE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca paralajmëron se Ilir Meta do t’i kërkojë institucioneve të drejtësisë të hetojnë shantazhin ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca dhe një zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko.

Në një status në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se Presidenti i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në emisionin “Open” foli për aludimet për lidhje intime me zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko. Ai deklaroi se gjithçka ishte një shpifje.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, u shpreh Soreca.

REAGIMI I PRESIDENCËS

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqendrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.

Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend. ??️???

Blushi Fb



6 Comments

  1. MERO BAZE JA PUBLIKOJ ME FAKTE DOSJEN E EDI RAMES VS KRISTAQ RAMA =GREGU thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ EDI RAMES NJE DOSJE ,KUR KRISTAQ RAMA JA PALLOJKE GRUAN EDI RAMES DHE E POLLI GREGUN,DHE TANI YMER KELLIRA ESHTE BERE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA,NJE KOHE YMER GELBAZA ISHTE NJE BYTHLEPIRES I SALI BERISHES,POR KUR E SHQELMUAN NGA ATY ,YMER KELLIRA IKU U FUT TE BOLET E EDI RAMES DHE LAL DHJERIT

  2. Ceshtja edhte sa kane paguar mos kete video. E paska shantazhuar mire rilindja kete diplomatin amator, njesoj si ate italianin tjeter qe e ndau gruaja sapo i mbaroi mandati ne shqiperi. Prandaj nuk degjohet asnje fjale e keqe per nismat antiligjore dhe kapjen e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *