• |
ide | kryesore

F1, zbulohet Mercedes W11: pjesë e përparme inovative

Sport



Lewis Hamilton e Valtteri Bottas kanë zbuluar Mercedesin e ri W11. Në Silverstone, së bashku me Toto Wolff, pilotët kanë prezantuar makinën që, si Red Bull e McLaren, ka një pjesë të përparme të ngushtë. I emocionuar kampioni i botës që lajmëron kundërshtarët: “Rreth meje ndjej të njëjtën dëshirë për të fituar tek të gjithë njreëzit tanë”. Shigjeta e Argjendtë do të zbresë në pistë me finlandezin për shakedoën, përpara se radha ti takojë anglezit.

Hamilton në krah të makinës së re ka dërguar një sinjal të fortë për rivalët: “Leclerc e Verstappen? Do të zbavitemi, do të flasë pista. Tani nuk jam nën presion, është vetëm emocioni për të provuar për herë të parë makinën që është fryt i sforcove të gjithë teknikëve tanë. Kam provuar për herë të parë një makinë F1 këtu në Silverstone, për mua është gjithnjë magjike të jem në këtë skuderi për të nisur sezonin”.

Bottas mezi pret ta ngasë modelin e ri: “Është i bukur, nuk e kisha parë ende të përfunduar. Jam shumë i emocionuar, të provoj makinën për herë të parë është gjithnjë speciale, sepse nis të njohësh armën që do të kesh në dorë”.

Toto Wolff, ndryshe nga Ferrari, është i përqendruar vetëm në 2020: “2021? Nuk e mendojmë, fokusi ynë është i gjithi për 2020. Janari për mua është një muaj i cuditshëm, sepse punojmë, por nuk jemi në pistë, sot nis 2020 për ne dhe është gjithnjë një emocion i madh ta shohësh makinën për herë të parë në pistë. Sukseset ndërtohen hap pas hapi e sot kemi në program të parin, të mbledhim të dhëna e ti japim pilotëve shijen e parë të makinës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *